Apel urgjent për shpëtimin e jetës së grevistëve të urisë të Aksionit Palestinez
Ish-grevistët e urisë nga Irlanda, Palestina dhe Guantanamo, i bëjnë thirrje qeverisë së Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të shmangur më të keqen…
“Al Jazeera”
Ne, nënshkruesit e këtij peticioni, ju drejtohemi sot si të mbijetuar të dhunës shtetërore. Jemi një kolektiv ish-grevistësh urie nga Palestina, Irlanda dhe Gjiri i Guantanamos. Grevat e urisë përfundojnë vetëm kur pushteti ndërhyn ose kur grevistët vdesin.
Ne e kemi mësuar këtë përmes dhimbjes, dëmtimeve të përhershme dhe humbjes së shokëve tanë. Kemi parë se si sillen shtetet kur të burgosurit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të refuzojnë të vetmen të drejtë që u mbetet: ushqimin.