Lidhje


Grumbullim 'i përgjakshëm' i Iftarit në Ramazan, por Izraeli i copton 36 të afërm që ishin bashkuar për iftar

"Disa nga dëshmorët nuk jemi në gjendje t'i marrim. Na mungojnë pajisjet, buldozerët, makineritë apo ndonjë gjë tjetër," thotë një i afërm, me duart dhe xhupin e mbuluar me pluhur nga përpjekjet për të pastruar rrënojat. E zhvendosur nga bombardimet izraelite, familja Tabatibi u mblodh në Gaza qendrore për të ngrënë së bashku gjatë natës së parë të së premtes së Ramazanit, një ribashkim që shpejt u shndërrua në një gjakderdhje. Një sulm ajror goditi ndërtesën ku ata po qëndronin ndërsa gratë përgatitnin vaktin para agjërimit, duke vrarë 36 anëtarë të familjes, thanë dëshmitarët për AFP të shtunën.

Read more ...


Mbahet Takimi i 9-të Trepalësh i Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë në Baku

Takimi i nëntë trepalësh i ministrave të jashtëm të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë u mbajt në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, raporton Anadolu. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe ai i Gjeorgjisë Ilia Darchiashvili morën pjesë në takimin e pritur nga ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov. Bayramov mbajti fjalën e hapjes dhe takimi vazhdoi i mbyllur për shtypin. Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet që kanë të bëjnë me të tri vendet në kuadër të kuptimit të bashkëpunimit rajonal dhe u diskutuan zhvillimet e fundit globale.

Read more ...


Vuçiç: Bashkëpunimi me Bavarinë i rëndësishëm për Serbinë , kompanitë e këtij shteti gjerman punësojnë 25 mijë punëtorë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se bota po përballet me dy skenarë të mundshëm, një luftë të tretë botërore ose një armëpushim afatgjatë në Ukrainë, raporton Anadolu. “Një skenar është nëse Perëndimi do të shkojë në drejtim të një konflikti të plotë me Rusinë, pasi nuk është krejtësisht e lehtë të ndalosh ushtrinë ruse në terren”, tha Vuçiq dje në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me presidentin e shtetit gjerman Bavaria, Markus Soder.“Dhe e dyta është se me ndihmën e SHBA-së dhe Kinës, do të vendosej një lloj armëpushimi afatgjatë, në mos paqe e përhershme, që do të nënkuptonte një lehtësim të madh për botën”, shtoi Vuçiq.

Read more ...


Sionistët fetarë në ushtri dhe qeveri e shohin masakrën në Gaza si "luftë të shenjtë"

Në një artikull në gazetën izraelite "Jerusalem Post", thuhet se sionistët fetarë të cilët përbëjnë 14 për qind të shoqërisë por ndikimi i të cilëve sa vjen e rritet në ushtri dhe qeveri, i shohin si "luftë të shenjtë" masakrat në Gaza në të cilën janë vrarë mijëra fëmijë dhe gra, transmeton Anadolu.Në shkrimin e gazetës me titull "Përse disa sionistë fetarë e shohin Gazën si një luftë të shenjtë?" thuhet se sionistët fetarë në Izrael përbëjnë 14 për qind të popullatës së vendit dhe se ky segment beson në "drejtimin nga hebrenjtë të rajonit nga lumi Jordan deri në Mesdhe".

Read more ...


Ushtria izraelite pranoi se palestinezi të cilin e vrau mbante një biçikletë, jo raketë

Ushtria izraelite ka pranuar se palestinezi që qëlloi dhe vrau me një dron në lagjen Zeitoun në veri të Rripit të Gazës, duke pretenduar se ai "kishte një raketë-hedhë", në të vërtetë mbante një biçikletë, raporton Anadolu.Më 3 mars ushtria izraelite publikoi pamjet nga droni në të cilin një prej dy personave që po ecnin mes rrënojave në lagjen Zeitoun në veri të Rripit Gazës u shënjestrua me pretendimin se po mbante një raketë-hedhës.Pas pyetjes së gazetarit të AA-së, zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite pranoi se palestinezi që ata vranë me një mjet ajror pa pilot (dron) të armatosur në lagjen Zeitoun me pretendimin se mbante një raketë-hedhës, në të vërtetë ai mbante një biçikletë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG