Putin:Rusia po përparon në drejtim të bastionit të Ukrainës në qytetin Siversk
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se forcat ruse po përparojnë në drejtim të qytetit Siversk të Ukrainës, transmeton Anadolu. Duke folur në një takim me fituesit e konkursit “Liderët e Rusisë”, Putin tha se trupat ukrainase fortifikuan zonën, por theksoi se “ka përparim atje”. Forcat ruse pushtuan qytetin Siversk në korrik të vitit 2022 dhe e kishin nën kontroll deri në muajin shtator të po të njëjtit vit, por më pas e braktisën vendbanimin për shkak të vështirësive që lidhen me mbajtjen e tij. Qyteti lindor është një bastion i Ukrainës dhe shefat ushtarakë kishin deklaruar se forcat ruse nuk do të jenë në gjendje ta marrin kontrollin e qytetit.