Lidhje


A synon Israeli përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit?/Ushtria izraelite hedh broshura "paralajmëruese" nga ajri për banorët e rajonit kufitar në Liban

Avionët e ushtrisë izraelite lëshuan "broshura që paralajmëronin për Hezbollahun" për civilët që jetonin në rajonet kufitare në jug të Libanit, transmeton Anadolu.Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, avionë pa pilot (UAV) të ushtrisë izraelite shkelën hapësirën ajrore libaneze dhe hodhën broshura mbi banorët e vendbanimit Vazzani në rajonin kufitar. Broshura, drejtuar atyre që jetojnë në jug të vendit, përfshinte deklaratën: "Hezbollahu vë në rrezik jetën tuaj dhe jetën e familjeve tuaja. Armët dhe anëtarët e Hezbollahut po hyjnë në zonat tuaja të banuara".

Read more ...


Gaza nuk 'harron'/Palestinezët falin teravinë e parë në gërmadhat e xhamisë së bombarduar nga Izraeli

Në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, palestinezët falën namazin e parë të teravisë me rastin e Muajit të Ramazanit pranë rrënojave të Xhamisë Faruk, e cila është shkatërruar nga bombardimet izraelite, raporton Anadolu.Shumica e xhamive në Gaza që janë shënjestruar nga sulmet izraelite janë në gjendje të papërdorshme.

Read more ...


Presidenti Erdoğan: Turqia ka dërguar 40 mijë tonë ndihma humanitare në Gaza deri më tani

Turqia ka dërguar rreth 40.000 tonë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës nëpërmjet 19 avionëve dhe shtatë anijeve të ndihmës civile deri më tani, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. Një tjetër anije që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Turke, me 3.000 tonë ndihma dhe e dërguar një ditë më parë, pritet të arrijë në portin Al-Arish të Egjiptit të dielën, tha Erdoğan në takimin e asamblesë së përgjithshme të Fondacionit të Përhapjes së Dijes (Ilim Yayma) me qendër në Istanbul.

Read more ...


Supersticionet indiane dënojnë plakun e akuzuar për magji, të ecë mbi prush

Në imazhe shihen momentet e rënda kur një burrë i moshuar është detyruar nga turma të kërcejë mbi thëngjij të ndezur pasi u akuzua se ‘praktikonte magji.’Në pamjet e tmerrshme të publikuara nga mediat indiane shihet burri rreth 75-vjeç që shtyhet drejt shtratit të zjarrit me qymyr teksa turma brohoret.Nuk eshte e qarte arsyeja e sakte apo demi i kryer nga viktima, por incidenti raportohet se ndodhi më 4 mars kur grupi prej rreth 20 burrash kishin hyrë në shtëpinë e të akuzuarit dhe e kishin nxjerrë me forcë.

Read more ...


Blinken: Armëpushimi është tani në dorën e Hamasit/“Topi është në fushën e tyre."- tha ai

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se është në dorë të Hamasit të bjerë dakord për arritjen e një armëpushimi që do të lejonte futjen e një sasie më të madhe të ndihmave humanitare në Gazë dhe t’i hapte rrugë bisedimeve për një “zgjidhje të qëndrueshme” konfliktit. Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për mospajtimin rreth një marrëveshjeje e cila do të kërkonte nga grupi militant të lirojë disa nga pengjet që ende i mban në këmbim të një armëpushimi 40 ditësh. Të burgosurit palestinezë në Izrael po ashtu do të liroheshin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG