Osmani pas takimit me Escobarin: Zbatimi i Rregullores së BQK-së, i mundshëm me aleatët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, raporton Anadolu.Në një konferencë për media pas takimit, presidentja Osmani tha se bashkëpunimi me aleatët është jo vetëm i dobishëm por i domosdoshëm dhe kjo është jetike kur Kosova ka ndërmarrë "tashmë hapa krucial drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës".Presidentja Osmani tha se me Escobarin diskutuan edhe për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila e njeh vetëm euron si valutë për operacione me para të gatshme në Kosovë.