Lidhje


Turqia mohon pretendimet se I.zraeli po shënjestron asetet e FA-ve Turke në Siri

Pretendimet se Izraeli po shënjestron asetet e Forcave të Armatosura Turke në Siri janë të pabaza dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën, thanë të enjten burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes.

 

Ndërkohë, duke folur në një konferencë shtypi javore në Ankara të enjten, zëdhënësi i ministrisë, Zeki Aktürk, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër Izraelit, duke paralajmëruar se nëse Izraeli nuk ndalet, sulmet e pamatura, si në Katar, do ta çojnë rajonin në katastrofë.

Read more ...


Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një emër i njohur dhe për lidhjet e tij me politikën në Serbië e si një mbështetës i presidentit Vuçiç. Së fundmi marrëdhëniet mes palëve janë krisur, aq sa autoritetet e kanë cilësuar 38-vjeçarin tradhtar. Për shkak të situatës aspak normale në Beograd, tenisti në fjalë ka vendosur të zhvendoset në Greqi ku dhe ka nisur jetën e re.

 

Sipas asaj që raporton Dailymail, Djokovic është vendosur në shtëpinë e tij në Athinë, ku dhe ka regjistruar në shkollë 2 fëmijët e tij, Stefan dhe Tara. Ylli botëror i tenisit është parë gjithashtu duke u stërvitur në disa fusha në Athinë. Novak Djokovic shpesh ka organizuar evente tenisi, sidomos në Serbi, ku njihet dhe për turneun tashmë të zakonshëm, që duket se do ta zhvendosë në Athinë, duke larguar nga Beogradi gjithçka që lidhet me të.

Read more ...


Holanda shpall ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë "persona non grata"

Në qershor, Holanda shprehu qëllimin e saj për të vendosur një ndalim hyrjeje për dy ministrat izraelitë.

 

Holanda shpalli dy ministra ekstremistë izraelitë "persona non grata" për nxitje të dhunës kundër palestinezëve, raportoi media izraelite, transmeton Anadolu.

 

Sipas transmetuesit publik të Izraelit, KAN, ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich iu ndalua hyrja në Zonën Schengen, e cila përfshin 25 vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe 4 vende jo-anëtare të BE-së, Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

 

Autoritetet holandeze nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me raportin e medias izraelite.

 

Në qershor, Holanda shprehu qëllimin e saj për të vendosur një ndalim hyrjeje për dy ministrat izraelitë.


Presidenti Erdogan zhvillon një telefonatë me Emirin e Katarit, dënon sulmin në Doha e cilëson si banditizëm i.zraelit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani zhvilluan një telefonatë për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj një delegacioni negociator të Hamasit në Doha, tha zyra e Erdoganit, duke shtuar se të dy udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi hapat e mundshëm të përbashkët që do të ndërmerren në përgjigje. Në telefonatë, Erdogan u shprehu ngushëllime martirëve dhe theksoi se Ankaraja do të qëndrojë pranë shtetit dhe popullit të Katarit me të gjitha mjetet e saj.

Read more ...


Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë. “Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

 

Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë. Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG