Trump dënohet për shpifje, duhet te paguajë 83.3 milionë dollarë/ A e konsideroni të drejtë vendimin?
Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që ish-presidenti amerikan Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë (mbi 76 milionë euro) për shpifjen ndaj kolomunistes E Jean Carroll në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president. Caroll tha se Trumpi shkatërroi reputacionin e saj si një gazetare e besueshme duke mohuar se ai e përdhunoi. Një kolumniste këshillash për një kohë të gjatë , Carroll shkroi një histori në revistën New York në 2019 duke akuzuar Trump se e kishte sulmuar seksualisht në dhomën e veshjes së një dyqani në mesin e viteve 1990.