Lidhje


Hulumtim: Rreth 60 përqind e Gjeneratës Z në ShBA mbështesin Hamasin në vend të Izraelit

Rreth 60 përqind e të rinjve ndërmjet moshës 18 dhe 24 vjeç kanë shprehur mbështetje për grupin palestinez në vend të Izraelit në luftën e Tel Avivit në Gaza, sipas një hulumtimi online.

Rreth 60 përqind e Gjeneratës "Z" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbështesin grupin palestinez të rezistencës Hamas në vend të Izraelit në luftën e Tel Avivit në Gaza, tregoi një hulumtim i ri.

 

Si pjesë e një serie të gjerë pyetjesh, në anketë iu është kërkuar të anketuarve online: “Në konfliktin Izrael-Hamas, a mbështesni më shumë Izraelin apo Hamasin?”

Sipas këtij hulumtimi online të publikuar këtë javë, 60 për qind e të rinjve ndërmjet moshës 18 dhe 24 vjeç kanë shprehur mbështetje për Hamasin në vend të Izraelit.

 

Midis grupeve mosha që kanë marrë pjesë në anën e Izraelit ishin: 25–34-vjeçarët me 65 për qind, 35–44-vjeçarët me 70 për qind, 45–54-vjeçarët me 74 përqind, 55–64-vjeçarët me 84 përqind dhe ata mbi 65 vjeç me 89 për qind.

Anketa gjithashtu tregoi se të anketuarit ishin të ndarë baraz rreth pyetjes nëse Izraeli kryen gjenocid në Gaza, me një përqindje 50-50.

 

Gjithashtu u zbulua se një shumicë e lehtë e të anketuarve (51 për qind) beson se kritika ndaj Izraelit lidhet më shumë me shqetësim për të drejtat e njeriut të palestinezëve sesa me antisemitizmin.

Anketën, të kryer nga “The Harris Poll” dhe “HarrisX” midis 20 dhe 21 gushtit me 2,025 të anketuar të regjistruar dhe një marginë gabimi prej 2,2 për qind, u citua gjerësisht si provë për një ndryshim themelor në opinionin publik amerikan.

 

Që nga tetori 2023, Izraeli ka vrarë 63.459 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me urinë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të luftës në enklavë.


Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

Komisioni i BE-së dëshiron të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të gjendjes në Gazë. Por Gjermania dhe vende të tjera nuk janë dakord.

Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë.

 

Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.

Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së.

 

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme.

Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.

 

Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.

BE-ja jo në një mendje lidhur me sanksionet

 

Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit.

Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë.

 

Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria.

Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.

 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë


Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin e Samaras – gjatë natës së 30 gushtit, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në objekte kyçe për furnizimin me karburant të njësive ushtarake ruse.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, operacionet, të zhvilluara në bashkërendim me Forcat e Operacioneve Speciale, kishin për qëllim t’i zvogëlonin mundësitë ofensive të Rusisë dhe ta vështirësonin furnizimin e trupave të saj me karburant.

Read more ...


Rifillon pas 13 vitesh transporti i drejtpërdrejtë rrugor midis Turqisë dhe Sirisë

Transporti rrugor i drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Sirisë ka rifilluar pas një ndërprerjeje 13-vjeçare, njoftoi sot ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu. “Pas një pauze 13-vjeçare, transporti rrugor ndërkombëtar i drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Sirisë ka rifilluar. Dje, katër kamionë kaluan nga Pika Kufitare Cilvegözü, duke udhëtuar nga Mersini në Halep, dhe tre kamionë nga Idlibi në Mersin”, tha Uraloğlu në një deklaratë.

 

Ai theksoi se transporti rrugor mes dy vendeve ishte zhvilluar prej “disa kohësh” vetëm në tranzit.

Read more ...


Norvegjia i jep “shuplakë miliardëshe” I.zraelit: Fondi Sovran përjashton Caterpillar dhe pesë banka për shkelje në Gaza

Oslo – Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me 1.9 trilionë dollarë asete, ka shpallur përjashtimin e gjigandit amerikan Caterpillar dhe pesë bankave izraelite, duke i akuzuar për kontribut në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

 

Sipas Këshillit të Etikës, buldozerët e Caterpillar përdoren për shkatërrimin e pronës palestineze, ndërsa bankat izraelite financojnë ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme. Vendimi prek rreth 3 miliardë dollarë investime, një nga lëvizjet më të fuqishme të këtij fondi ndonjëherë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG