Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google
Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata kanë përdorur butonin për ndarjen e bisedës që ofron Grok, ka raportuar revista “Forbes”.
Një URL unike, e krijuar nëpërmjet atij butoni, nuk e ka sinjalizuar faqen si diçka që Google duhet ta injorojë, gjë që e ka bërë atë publikisht të dukshme me shumë pak përpjekje.Fjalëkalime, çështje shëndetësore personale dhe drama dashurie mbushin bisedat që tani janë të qasshme publikisht, dhe në disa raste shfaqen edhe tema më problematike që lidhen me vepra penale.