Lidhje


Marta Kos: Ukraina dhe Moldavia do të hapin së bashku grupin e parë të negociatave

Ukraina dhe Moldavia do të hapin së bashku grupin e parë të negociatave në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), njoftoi Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, pas një takimi me Zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrimin Evropian dhe Euroatlantik, Olga Stefanishina.

 

“Një bisedë produktive me Olga Stefanishina për të konfirmuar mbështetjen tonë për hapjen e klasterit të parë me Ukrainën dhe Moldavinë në të njëjtën kohë dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Komisionerja Evropiane në Platformën X.

 

Sipas saj, Ukraina ka arritur “përparim të konsiderueshëm në reforma” dhe Komisioni Evropian i dha “një rekomandim të qartë pozitiv Këshillit të BE-së për të ecur përpara me grupin e parë”.

Stefanishyna konfirmoi angazhimin e Ukrainës për bashkëpunim me shtetet anëtare në procesin e anëtarësimit në BE.

 

“Fola me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, rreth hapave të ardhshëm në përgatitje për hapjen e klasterit të parë. Përsërita angazhimin tonë për t’u angazhuar me shtetet anëtare për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura. Pres me padurim takimin tonë në Bruksel”, deklaroi Stefanišina në Platformën X.

Mediat ukrainase raportuan se më parë Bashkimi Evropian kishte shqyrtuar mundësinë e ndarjes së aplikimeve për anëtarësim të Moldavisë dhe Ukrainës.

 

 


Zjarrfikësit: Zjarri në Izrael, një nga më të mëdhatë në historinë e vendit

Brigada Izraelite e Zjarrfikësve njoftoi se zjarri që shpërtheu në një zonë pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit është një nga më të mëdhatë në historinë e vendit, transmeton Anadolu.

 

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, Drejtori Rajonal i Kudsit i Departamentit të Zjarrfikësve të Izraelit, Shmulik Friedman, ka njoftuar se po luftojnë një nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit.

 

“Jemi në mes të një zjarri shumë të madh, ndoshta zjarri më i madh që ky vend ka parë ndonjëherë”, ka deklaruar Friedman.

 

Friedman ka theksuar se zjarrfikësit janë “larg” nga vënia nën kontroll e zjarreve, duke shtuar se ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

 

Pesë vendbanime në Izrael janë evakuuar deri më tani për shkak të zjarreve që filluan sot në pyllin Eshtaol midis Kudsit dhe Tel Avivit.

 

Izraeli kërkoi ndihmë ndërkombëtare nga gjashtë vende, përfshirë Greqinë, Kroacinë, Italinë dhe Administratën Greke të Qipros Jugore, për t’iu përgjigjur zjarrit.

 

Brigada e zjarrfikësve po punon për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili u përhap për shkak të erërave të forta, me 12 aeroplanë zjarrfikës dhe 50 ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse.


Huthit sulmojnë aeroplanmbajtësen amerikane, avioni 60 milionë dollarësh bie në det

Një avion luftarak F/A-18 Super Hornet i Marinës Amerikane është humbur pasi ra në det nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman ndërsa po tërhiqej në bord, tha Marina Amerikane në një deklaratë të hënën.

 

Një zyrtar amerikan tha se raportet fillestare nga vendi i ngjarjes tregonin se “Truman” bëri një kthesë të fortë për t’iu shmangur zjarrit të rebelëve Huthi, gjë që kontribuoi në rënien e avionit luftarak në det.

Read more ...


Deputeti iranian akuzon I.zraelin si autor të sh.përthimit në portin Bandar Abbas

Zyrtarë të lartë të Iranit përjashtuan mundësinë e sabotimit lidhur me shpërthimin në portin Bandar Abbas, por deputeti i Teheranit, Mohammad Siraj tha se ka shenja të qarta se Izraeli është i përfshirë në shpërthim.Duke folur për faqen e lajmeve "Rokna" që transmeton nga Teherani, deputeti Siraj pretendon se shpërthimi në portin Bandar Abbas në bregdetin e Gjirit Persik të Iranit është sabotim.

 

Ai thotë se shpërthimet në port kanë ndodhur në katër pika të ndara. "Fakti që shpërthimet ndodhën në katër pika të ndara do të thotë se brenda kontejnerëve ishin vendosur materiale shpërthyese", tha Siraj.

Read more ...


Vritet djali i një zyrtari të lartë të CIA-s në Ukrainë, kush ishte 21-vjeçari që luftoi për Rusinë?

Michael Alexander Gloss, një 21-vjeçar amerikan dhe djali i një zyrtare të lartë të CIA-s, është vrarë gjatë luftimeve në Donetsk, ku ai po luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër forcave ukrainase, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Lajmi për vdekjen e Gloss u bë publik së fundmi nga iStories, një uebsajt rus i gazetarisë investigative me bazë jashtë vendit, dhe u shpërnda më gjerësisht nga Washington Post. Vdekja e të riut ka hapur debat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve amerikanë në luftën Rusi-Ukrainë, sidomos në anën ruse.

 

Kush ishte Michael Alexander Gloss?

Michael ishte biri i Juliane Gallina, zëvendësdrejtoreshë e CIA-s për inovacionin dixhital, dhe i Larry Gloss, drejtues i një kompanie të teknologjisë së sigurisë fizike. Megjithëse kishte një sfond të lidhur ngushtë me strukturat amerikane të sigurisë dhe inteligjencës, ai u përfshi në luftën e Ukrainës në anën e gabuar të historisë, siç po cilësohet nga shumë analistë perëndimorë, transmeton Kosova Press

 

Luftë e brendshme: Beteja personale me shëndetin mendor

Sipas deklaratave të familjes, Michael kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor për pjesën më të madhe të jetës së tij. Babai i tij, Larry Gloss, shprehet se:

“Michael luftoi me sëmundje mendore për një kohë të gjatë.” /A2

XS
SM
MD
LG