Lidhje


Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë në të gjitha frontet

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi operacionin për të eliminuar kreun e inteligjencës së Gardës Revolucionare , Majid Khademi, duke deklaruar se Izraeli do të vazhdojë me forcë të plotë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

 

Në një postim në platformën X, kryeministri izraelit theksoi se vendi i tij do të vazhdojë me veprime ushtarake me forcë të plotë derisa të neutralizohen kërcënimet dhe të arrihen objektivat e luftës.

 

Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe vrasjes së Yazdan Mir, i njohur me pseudonimin Sardar Bagheri, i cili dyshohet se drejtoi Njësinë sekrete 840 të Forcës Quds të Gardës Revolucionare. Sipas Netanyahut, Bagheri konsiderohet përgjegjës për sulmet kundër hebrenjve dhe izraelitëve në rajone të ndryshme të botës.

 

Kryeministri izraelit paralajmëroi se ata që kërkojnë të dëmtojnë qytetarët izraelitë ose të organizojnë akte terroriste kundër vendit do të përballen me një përgjigje vendimtare. Siç deklaroi ai, kushdo që merr pjesë në sulme ose kontribuon në krijimin e të ashtuquajturit “bosht iranian” mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre.

 

“Ne do të vazhdojmë me forcë të plotë, në të gjitha frontet, derisa kërcënimi të eliminohet dhe të arrihen të gjitha qëllimet e luftës”, përfundoi ai.


Irani pretendon se ka goditur anijen gjigande amerikane, s'ka reagim nga Uashingtoni

 

Garda Revolucionare iraniane ka deklaruar se ka sulmuar një anijeje amerikane në të cilën ndodheshin 5000 marinarë dhe ushtarë.

 

Raportimet janë bërë nga mediat iraniane. Ndërsa ende nuk ka një reagim nga autoritetet amerikane.

 

“Ne shënjestruam një anije zbarkimi amfibe amerikane LHA-7 me më shumë se 5,000 personel, duke e detyruar atë të tërhiqej në thellësitë e Oqeanit Indian jugor”, thuhet në reagimin e Gardës Revolucionare, shkruajnë mediat iraniane.


Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran

 

Ushtria izraelite ka sulmuar kompleksin e gazit në Parsin Jugor të Iranit, sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit.

 

“Ushtria izraelite sapo kreu një sulm të fuqishëm në uzinën më të madhe petrokimike në Iran”, tha Israel Katz në një njoftim.

 

Ky sulm vjen pas kërcënimit të Donald Trump ditën e djeshme, për të goditur termocentralet dhe urat e Iranit deri të martën në mbrëmje, nëse Teherani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit.

 

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se dy kompani që furnizonin me energji elektrike, ujë dhe oksigjen uzinat petrokimike në vend ishin shënjestruar dhe se vetë uzina nuk kishte pësuar asnjë dëm.

 

Disa shpërthime u dëgjuan në kompleksin e gazit më herët sot, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars.
Kompleksi South Pars – i cili përfshin fushën më të madhe të gazit në botë – u godit më parë nga sulme muajin e kaluar, të cilat Izraeli tha se i kreu i vetëm, pa SHBA-në.


“Nuk ka vdekur, s’ka dyshim për këtë” - Babai i Elon Musk trondit me deklaratën për Jeffrey Epstein

 

Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folur për dosjen “Epstein”. Ai ka deklaruar se beson që financieri amerikan dhe i dënuari për abuzim seksual Jeffrey Epstein është ende gjallë.

 

“Ai është padyshim gjallë. Epstein nuk ka vdekur. Nuk ka dyshim për këtë… Dua të them, nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë i vdekur”, tha Errol Musk gjatë intervistës.

 

Ai vuri në pikëpyetje versionin zyrtar të vdekjes së Epstein, duke komentuar rrethanat e zbulimit të trupit të tij.

 

Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, mungojnë 62 sekonda pamje nga kamera e mbikëqyrjes në burgun ku mbahej Epstein—nga ora 23:58:58 deri në orën 00:00.


Sulmet SHBA-Izrael - Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare

 

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar në një deklaratë të botuar nga mediat iraniane se shefi i tyre i inteligjencës, Majid Khademi, është vrarë.

 

Deklarata thotë se ai u vra këtë mëngjes dhe ka akuzuar Izraelin dhe SHBA-në se e kanë shënjestruar atë.

 

Khademi kishte zëvendësuar Mohammad Kazemi-n, i cili u vra gjithashtu në një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael.

 

Në shkurt, pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në janar, Khademi kishte akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për nxitjen e asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si një strategji “vrasjeje të inskenuar”, që synonte rritjen e viktimave për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të huaja.

 

Khademi kishte pohuar gjatë asaj kohe se më shumë se 10 shërbime të huaja inteligjence, përfshirë njësinë izraelite të luftës kibernetike dhe njësinë e inteligjencës 8200, luajtën një rol në protestat që përfshiu Iranin.

XS
SM
MD
LG