Netanyahu rikthehet në gjykatë, rifillon procesi për korrupsion në prag të zgjedhjeve në Izrael
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Jerusalem, ndërsa ka rifilluar gjyqi i tij i gjatë për korrupsion. Në seancën e fundit dëshmoi ministri Ze’ev Elkin, emri i të cilit përmendet disa herë në dosjen e njohur si “Rasti 2000”, ku Netanyahu akuzohet për mashtrim dhe shkelje të besimit.