Lidhje


Thellohet kriza demografike e Italisë, lindjet e reja shënojnë rënien vjetore të 16-të radhazi

Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë (ISTAT) ka bërë të ditur se lindjet e reja në vend shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke e zhytur Italinë në një krizë demografike në dukje të pakthyeshme, transmeton Anadolu.

 

Sipas të dhënave nga ISTAT, vitin e kaluar lindën 370 mijë foshnja, duke shënuar rënien vjetore të 16-të radhazi dhe më e ulëta e regjistruar që nga unifikimi i vendit në vitin 1861.

 

Ndërkohë, vendi regjistroi 281 mijë vdekje më shumë se lindjet në vitin 2024 dhe si rrjedhojë popullsia italiane ra me 37 mijë, duke shkuar në 58.91 milionë, respektivisht në përputhje me një tendencë të gjatë 10-vjeçare.

 

Rënia demografike ka sfiduar shumë qeveri të njëpasnjëshme të Italisë, duke përfshirë atë aktuale të kryesuar nga kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, e cila nuk ka arritur të frenojë këtë tendencë.

 

ISTAT gjithashtu tha se 191 mijë italianë u shpërngulën jashtë vendit vitin e kaluar, duke përfaqësuar shifrën më të lartë këtë shekull dhe një rritje prej 20 për qind nga një vit më parë, edhe pse ISTAT tha se ndryshimi rregullator mund të jetë një faktor kyç që shpjegon rritjen e mprehtë.

 

Vitin e kaluar, Italia vendosi gjoba për italianët që jetojnë jashtë, të cilët nuk u regjistruan si emigrantë në vendin e huaj ku jetojnë, gjë që mund të ketë çuar shumë italianë të rregullojnë pozicionet e tyre.

 

Të huajt në vitin 2024 përfaqësonin 9,2 për qind të popullsisë së Italisë, përkatësisht 5.4 milionë njerëz. 


Trupat e humbura të personelit të shoqatave humanitare, u gjetën në "v.arr masiv" në Gaza pas s.ulmeve i.zraelite

Trupat e më shumë se një duzinë punonjësve të ndihmës janë nxjerrë në Gazën jugore nga ajo që një agjenci e Kombeve të Bashkuara e përshkroi si një "varr masiv", një javë pasi ata u zhdukën pas sulmeve nga forcat izraelite.

 

Tetë nga 14 trupat e gjetur të dielën nga zona në zonën jugore të Rafahut u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si mbrojtje civile dhe një si punonjës i agjencisë së OKB-së, tha PRCS në një deklaratë. Një mjek i PRCS mbetet i zhdukur.

Read more ...


Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë për "zgjedhje demokratike"

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar emërimin e një administrate të përkohshme në Ukrainë për mundësimin e zgjedhjeve demokratike dhe zhvillimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës.

 

Putin foli gjatë një aktiviteti të mbajtur në portin në qytetin rus Murmansk, ku ai mbrojti idenë se nuk e filluan ata luftën në Ukrainë. "Konfliktet nisën me grushtin e shtetit të vitit 2014 në Ukrainë, i cili u mbështet nga vendet perëndimore", theksoi presidenti Putin.

Read more ...


Xhamia e Madhe e Romës, pikë takimi gjatë Muajit të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Romës është një pikë takimi dhe solidariteti për myslimanët, por edhe njerëz të besimeve të tjera, gjatë Ramazanit, me iftaret e saj tradicionale.

 

Xhamia e Madhe e Romës, e cila është në shërbim në kryeqytetin e Italisë që nga viti 1995, tradicionalisht organizon çdo vit vaktet e iftarit për myslimanët që jetojnë në qytet, veçanërisht për ata në nevojë. Mesatarisht, 400-500 persona mblidhen për të bërë iftarin së bashku gjatë muajit të Ramazanit.

Read more ...


Bosnja kërkon ta arrestojë!/ Zbulohet “aventura” e Dodik, shkoi në Beograd duke shmangur policinë, përfundoi në Izrael

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik mbërriti sot në Izrael, ndërsa një ditë më parë ai u shfaq në Batajnicë afër Beogradit ku u shënua përvjetori i bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës së Kosovës.

 

Ndaj tij është lëshuar një fletë arrest mbarëkombëtar, sipas të cilit Dodik mund të arrestohet nga çdo punonjës policie në vend, si dhe nga policia kufitare. Prandaj, udhëtimi përtej kufirit supozohet të jetë i pamundur për të.

 

Pavarësisht gjithçkaje, Dodik shkoi në Serbi, ku u gjend në shoqërinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

 

Besohet se Dodik nuk ka kaluar kufirin tokësor dhe se nuk ka shkuar as në aeroport, duke ngritur dyshimet se ai ka përdorur një helikopter për transport.

Në Izrael pritet që Dodik të marrë pjesë në një konferencë dyditore për antisemitizmin, ku do të përfshihen edhe presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu.

XS
SM
MD
LG