Trump hap frontin e ri kundër Iranit: SHBA godet me dronët “kopje të Shahed”, Teherani sulmon bazat amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, që zgjati disa orë gjatë natës, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se operacioni u urdhërua nga presidenti Donald Trump me synimin për të dobësuar aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare dhe civile që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.