Lidhje


Një avion spiun rus i afrohet hapësirës së Gjermanisë, NATO në alarm

Autoritetet gjermane thuhet se kanë identifikuar një aeroplan spiun rus në lindje të ishullit Rügen në Detin Baltik të enjten në mëngjes. Është tabloidi gjerman “Bild” që raporton se Qendra e Kombinuar e Operacionit Ajror të NATO-s vuri re “aktivitet në zonën e Kaliningradit” në orën 9:14 të mëngjesit. Vetëm 12 minuta më vonë, një alarm u ngrit në bazën ajrore Rostock-Laage .

 

Dy avionë Eurofighters kryen një ngritje alarmi për të kapur avionin e dyshuar rus, i cili ishte në rrugën e tij drejt hapësirës ajrore gjermane të NATO-s në atë moment. Në orën 9:45 të mëngjesit, pilotët gjermanë raportuan shfaqjen në radarë të avionit dhe në orën 9:49 patën edhe kontakt vizual.

 

Tani çështja është bërë edhe më e qartë. Avioni, i cili as nuk kishte ndezur transponderin e tij dhe që nuk iu përgjigj mesazheve me radios përbënte një kërcënim të konsiderueshëm për trafikun ajror civil. Ai ishte një aeroplan spiun rus i tipit Ilyushin Il-20M, me emrin e koduar të NATO-s, “Coot-A”.

 

Avionët luftarakë gjermanë e shoqëruan avionin rus të zbulimit në lindje të Rügen për disa kilometra dhe i bënë një foto në orën 9:56 të mëngjesit. Disa minuta më vonë, Ilyushin u kthye dhe fluturoi përsëri drejt zonës së Kaliningradit.

 

Avionët gjermanë Eurofighters e përfunduan misionin e tyre për llogari të NATO-s dhe më pas kryen një fluturim stërvitor mbi Detin Baltik. Sipas Bild, kjo nuk është hera e parë që një avion zbulues rus u afrohet brigjeve gjermane pa shkelur hapësirën ajrore gjermane dhe rrjedhimisht të NATO-s. Kjo ndodh “herë pas here”, sipas burimeve të Forcave Ajrore. /LAPSI.al


Papa bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve Izraelite në Gaza

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, ka kërkuar nga Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet ndaj Gazës dhe të arrihet një “armëpushim përfundimtar”.

 

“Jam i trishtuar nga rifillimi i bombardimeve intensive izraelite në Rripin e Gazës, me kaq shumë të vdekur dhe të plagosur,” shkroi Papa në lutjen e tij Angelus, e cila u publikua teksa 88-vjeçari po dilte nga spitali pas më shumë se pesë javësh trajtimi.

 

“Bëj thirrje që armët të heshtin menjëherë dhe të gjendet guximi për të rifilluar dialogun, në mënyrë që të gjithë pengjet të lirohen dhe të arrihet një armëpushim përfundimtar,” tha ai.

 

Papa Françesku gjithashtu nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare për të përballuar situatën e rëndë humanitare në Gaza. 


Kryediplomati turk: Përpjekjet për Gazën të bazohen në planin e Egjiptit

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, të dielën bëri thirrje që përpjekjet për Gazën të bazohen në planin e Egjiptit, thanë burime diplomatike.
 

Plani i Egjiptit për Gazën, i cili mbështetet nga të gjithë anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ofron një kuadër konstruktiv, tha Fidan në adresimin e tij gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Gazën të OBI dhe Ligës Arabe në kryeqytetin egjiptian, Kajro, shtuan burimet.

 

Duke theksuar se gjenocidi, zhvendosja e detyruar dhe aparteidi vazhdojnë ende në Gaza gjatë zhvillimit të këtij takimi, Fidan tha se sulmet ajrore izraelite më 18 mars treguan se Izraeli ka një axhendë më të gjerë.

 

Ai theksoi se parandalimi i ndihmave humanitare dhe shënjestrimi i territoreve siriane dhe libaneze janë tregues të këmbënguljes së Izraelit në këtë politikë ekspansioniste.

Read more ...


Kryeministri kanadez shpall zgjedhje të parakohshme vetëm nëntë ditë pasi mori detyrën

Kanadaja shkon në zgjedhje të parakohshme më 28 prill, pasi kryeministri i sapoemëruar, Mark Carney, shpalli mbajtjen e tyre vetëm nëntë ditë pasi mori detyrën. Vendimi vjen në një moment të tensionuar për vendin, i cili po përballet me një luftë tregtare dhe kërcënime ndaj sovranitetit nga presidenti amerikan Donald Trump – çështje që pritet të jenë kryesore në fushatë, raporton BBC

 

Carney, i cili vjen nga radhët e liberalëve, mori detyrën pas dorëheqjes së Justin Trudeau. Ai do të përballet në zgjedhje me liderin e Partisë Konservatore, Pierre Poilievre, i cili ka kryesuar në sondazhe që nga mesi i vitit 2023. Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë mes dy liderëve.

Read more ...


Zelenski kërkon prej aleatëve të bëjnë presion ndaj Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelenski u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ushtrojnë përsëri presion të ri ndaj Moskës për të ndaluar luftën. Thirrja erdhi pasi gati 150 dronë rusë goditën Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës së të shtunës (22.03), duke vrarë të paktën shtatë vetë.

 

"Nevojiten vendime të reja dhe presioni i ri mbi Moskën për t'u dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”, postoi Zelenski në mediat sociale përpara bisedimeve për një armëpushim të pjesshëm që janë planifikuar për t'u zhvilluar të hënën në Arabinë Saudite.

Read more ...

XS
SM
MD
LG