Lidhje


Burri i lidhur po lante dritaret e një kulle kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin, uji i pishinës derdhej mbi të

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter goditi Myanmarin dhe u ndje edhe në Tajlandën. Pamje të ndryshme nga këto zona po qarkullojnë në internet, dhe një prej tyre tregon ndoshta frikën më të madhe që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Videoja tregon një burrë që po pastronte dritaret në një lartësi të madhe në një rrokaqiell, kur në ato momente tërmeti goditi Bangkokun.

 

Situata u përkeqësua edhe më tej për të, pasi për shkak të lëkundjeve, uji nga pishina në majë të rrokaqiellit filloi të derdhej. Ai me siguri ka përjetuar sekondat më të vështira të jetës së tij, të cilat nuk do t’i harrojë kurrë, dhe mbetet e paqartë nëse do të guxojë të vazhdojë të njëjtën punë.

Read more ...


Zyrtari i OKB-së: Lufta e Izraelit kundër Gazës sfidon “mirësinë, njerëzimin, ligjin”

“Sot, 64 për qind e Gazës është nën urdhra aktivë të zhvendosjes së detyruar”, tha Jonathan Whittall

Një zyrtar i lartë i OKB-së denoncoi sot luftën e Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë “një luftë pa kufij”, pasi punonjësit humanitarë vazhdojnë të jenë në shënjestër, transmeton Anadolu.

 

Duke përmendur vrasjen izraelite të 15 punëtorëve humanitarë, trupat e të cilëve u zbuluan në një varr masiv në Rripin e Gazës, Jonathan Whittall, zyrtar i lartë i çështjeve humanitare në Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në territorin e pushtuar palestinez, tha në një konferencë virtuale: “Ata u vranë teksa po përpiqeshin të shpëtonin jetë”.

“Po e filloj me këtë rast të veçantë sepse mendoj se është shumë emblematik për pikën që kemi arritur në Gaza. Ajo që po ndodh këtu është sfiduese – sfidon mirësjelljen, sfidon njerëzimin, sfidon ligjin. Është me të vërtetë një luftë pa kufi”, tha ai.

 

Duke theksuar situatën e rëndë, ai tha se “sot, 64 për qind e Gazës është nën urdhra aktivë të zhvendosjes së detyruar ose bie brenda të ashtuquajturës zonë tampon”.

Ai paralajmëroi se “askush dhe askund nuk është i sigurt në Gaza” pasi viktimat bombardohen ndërsa kërkojnë ushqim dhe depot humanitare shkatërrohen.

Ai hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se Gaza ka mjaft ushqim. “Furnizimet po futen ‘pikë për pike’ në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Whittall.

 

“Nuk ka zgjidhje humanitare për krizën”, theksoi ai, teksa kërkoi veprim politik dhe llogaridhënie.

Pavarësisht nga shkatërrimi, ai vuri në dukje se palestinezët ende mbajnë shpresë.

 

“Shpresa vdes e fundit në Gaza”, tha ai, duke u kërkuar vendeve të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe të bëjnë përpjekje për një armëpushim.


Human Rights Watch kërkon nga Hungaria të arrestojë Netanyahun nëse ai hyn në vend

"Si një vend anëtar i GJNP-së, Hungaria është e detyruar të bashkëpunojë për të siguruar arrestimin dhe dorëzimin e çdo të dyshuari që hyn në territorin e saj", tha grupi i të drejtave

Organizata ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch ka kërkuar nga Hungaria që të arrestojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ai hyn në vend, transmeton Anadolu.

 

"Hungaria duhet t'i refuzojë hyrjen kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ose ta arrestojë atë nëse ai hyn në vend", tha grupi i të drejtave me bazë në New York, pasi zyra e Netanyahut njoftoi për një vizitë në Hungari këtë javë pas një ftese nga kryeministri Viktor Orban.

Nëntorin e viti të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Read more ...


Richard Grenell, ambassador i SHBA-së në OKB? Trump: Po e shqyrtoj mundësinë

Mes kandidatëve të mundshëm për ambasadorë të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është edhe Rihcard Grenell, e pohuar kjo nga vetë presidenti amerikan Donald Trump.

 

Trump tërhoqi javën që shkoi nominimin e përfaqësueses Elise Stefanik për këtë detyrë për shkak të shqetësimeve se dalja e saj nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të kërcënojë shumicën e ngushtë të republikanëve.

 

I pyetur se kë po konsideronte të vendoste në vend të saj, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj se rreth 30 persona janë interesuar për këtë pozicion, e mes tyre përmendi Grenellin, aktualisht i dërguar special për administratën e tij si edhe David Friedman, ish ambassador në Izrael gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë.

 

“Ne kemi shumë njerëz të mirë që kanë shprehur interes”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Janë shumë që do të donin ta bënin, David Friedman, Rich Grenell, janë gati 30 persona. Të gjithë e duan atë pozicion…”, ishte komenti i tij.

 

Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara shërbeu ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila vitin e kaluar kandidoi kundër Trumpit për nominimin presidencial republikan, por nuk arriti ta fitonte garën.


BE-ja mirëpret formimin e qeverisë së re në Siri

Të hënën, Bashkimi Evropian (BE) përshëndeti formimin e qeverisë së re në Siri, në të cilën u emëruan 23 ministra.

"BE është e gatshme të angazhohet me qeverinë e re për të ndihmuar në trajtimin e sfidave të mëdha përpara", tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

 

KE tha se qeveria e re duhet të përmbushë aspiratat e të gjithë sirianëve, duke shtuar: "Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë popullit sirian, do të sigurojë që të respektohen angazhimet e qeverisë së re për një tranzicion paqësor dhe gjithëpërfshirës".

 

Duke përsëritur mbështetjen për një proces tranzicioni të udhëhequr nga Siria dhe në pronësi të Sirisë, blloku 27 anëtarësh tha se është thelbësore që të gjithë aktorët e jashtëm të respektojnë plotësisht unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe dënoi të gjitha përpjekjet për të minuar stabilitetin e saj dhe perspektivat për një tranzicion politik paqësor dhe gjithëpërfshirës.

 

Presidenti Ahmad al-Sharaa, i cili mori detyrën pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor, njoftoi një qeveri të re në Damask të shtunën, duke emëruar 23 ministra, duke përfshirë një grua.

Në fillim të këtij muaji, Siria lëshoi ​​një deklaratë kushtetuese, e krijuar për të shërbyer si bazë për një periudhë tranzitore.

XS
SM
MD
LG