Brigadat Kassam: Që nga fillimi i operacionit tokësor shkatërruam 825 automjete ushtarake izraelite
Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida njoftoi se kanë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht të paktën 825 automjete ushtarake izraelite që nga fillimi (27 tetor) i operacionit tokësor të Izraelit në Rripin e Gazës.
Në një video-regjistrim të publikuar, Obaida tha se në ditën e 83-të të Tufanit të Aksasë vazhdojnë t'i rezistojnë Izraelit dhe t'i shkaktojnë humbje të mëdha.