Iran, 103 të vdekur nga shpërthimet në afërsi të varrit të Qassem Soleimanit
Është rritur në 103 numri i të vdekurve nga dy shpërthimet që ndodhën në afërsi të varrit të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Soleimanit në rajonin Kerman të Iranit.
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare iraniane IRNA bazuar në një deklaratë të Qendrës së Situatave Emergjente, thuhet se dy shpërthime ndodhën në rrugën që shkon në varrezat ku u mbajt ceremoni përkujtimore me rastin e katërvjetorit të vrasjes së komandantit të Forcës Quds të Ushtrisë Revolucionare, Qassem Soleimani, në një sulm të SHBA-së në Bagdat në janar 2020.