Lidhje


Lista e zezë Epstein, aty ku shantazhi, pedofilia dhe fama bashkohen nën të njejtën çati.

Libri i vogël i zi i Jeffrey Epstein është një nga dokumentet më të përfolur ndonjëherë në gjithë Amerikën dhe jo vetëm. Me gjithsej 97 faqe, përmban emrat, numrat dhe adresat e një pjese të konsiderueshme të elitës globale, libri personal i kontaktit të Epstein u shfaq për herë të parë në një sallë gjyqi në 2009 pasi ish-shërbyesi i tij, Alfredo Rodriguez, i cili u përpoq t'ia shiste atë avokatëve që përfaqësonin viktimat e Epstein, për 50 mijë dollarë. Rodriguez e përshkroi librin, me sa duket të bërë bashkë nga punonjësit e Epstein, si "Grali i Shenjtë". Është shënuar me kode të fshehtë - yje pranë hyrjeve të caktuara, shigjeta që tregojnë drejt të tjerëve - dhe emrat e të paktën 38 personave janë të qarkuar me rreth për arsye që nuk janë plotësisht të qarta. Janë gjithsej 1,571 emra, me rreth 5,000 numra telefoni dhe mijëra email dhe adresa shtëpie.

Read more ...


Plasin gripi dhe Covidi në Itali, Spanja rikthen maskat

Autoritetet shëndetësore italiane kanë rritur vigjilencën pas një rritjeje të ndjeshme të të prekurve me infeksione respiratore. Sipas të dhënave, nga 25 deri në 31 dhjetor, pak më shumë se 1 milion italianë zunë shtratin për shkak të viruseve të frymëmarrjes dhe gripi. Fëmijët e vegjël ishin më të prekurit. Nga rajonet, incidenca më e lartë u regjistrua në Campania e ndjekur nga Friuli-Venezia Giulia dhe Umbria.

Read more ...


Rritet në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Me 162 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës.

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 91 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG