Lidhje


Në seancën e GJND ku Izraeli akuzohet për gjenocid, fotot e Anadolu Agency u paraqiten si prova

Në seancën dëgjimore për padinë e "gjenocidit" të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), si provë u prezantuan fotot e Agjencisë Anadolu (AA). Gjatë seancës së mbajtur në GJND, fotografitë e AA-së u shfaqën si provë gjatë fjalimit të Adila Hassim, një nga avokatet që përfaqëson Republikën e Afrikës së Jugut.

Read more ...


Arabia Saudite normalizon lidhjet me Izraelin. Dakort diplomacia po Palestina?

Gjermania nuk do të bllokojë më shitjen e avionëve Eurofighter në Arabinë Saudite dhe gjithashtu do të dorëzojë armatime të tjera të teknologjisë së lartë si raketat e drejtuara IRIS-T. Kjo përkundër shqetësimeve nga brenda koalicionit qeverisës të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe partisë së tij. Gjermania filloi të bllokojë dërgesat e armëve në Arabinë Saudite në vitin 2018 pas vrasjes brutale të disidentit saudit Xhemal Khashogi u bë kryetituj botërorë dhe theksoi shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

Read more ...


Erdogan: Inteligjenca turke zbuloi rrjetin e spiunazhit të Izraelit; ky është vetëm hapi i parë

Presidenti i Turqisë, Rexheb Taip Erdogan, deklaroi se Turqiadita ditës po përmirëson pozitën e saj si një fuqi me ndikim si një aktor në "tabelën globale të shahut", raporton Anadolu. Erdogan mori pjesë në "Aktivitetet e Përvjetorit të 97-të të Themelimit të MIT-it" në kompleksin "Kale" të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT). Në fjalën e tij, presidenti Erdogan vuri në dukje se po përjetojnë krenarinë e arritjes në përvjetorin e 97-të të MIT-it .

Read more ...


Jeremy Corbyn, ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, i bashkohet çështjes së gjenocidit kundër Izraelit

Jeremy Corbyn do t'i bashkohet një delegacioni qeveritar të Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë për sa i përket çështjes së gjenocidit, padi e ngritur nga vendi Afrikan kundër Izraelit. Ish-udhëheqësi i laburistëve do të jetë një prej "figurave të larta nga partitë politike progresive dhe lëvizjet anembanë globit" që do t'i bashkohen delegacionit, tha Pretoria (zyra administrative e shtetit Afrikan,).

Read more ...


SHBA, ndërpritet fjalimi i Bidenit në kishë nga thirrjet për armëpushim në Gaza

Fjalimi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden në një kishë të hënën u ndërpre nga thirrjet për armëpushim në Rripin e Gazës, raporton Anadolu."Nëse vërtet brengoseni për jetët e humbura, atëherë duhet të bëni thirrje për armëpushim në Palestinë", bërtiti një nga protestuesit ndërsa Bideni mbante fjalim në një kishë në Charleston të Karolinës së Jugut.

Read more ...

XS
SM
MD
LG