Izraeli sërish godet selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtria izraelite goditi qendrën e Rripit të Gazës së bllokuar në qytetin Khan Younis dhe se 7 persona u plagosën nga sulmi.
Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ushtria izraelite ka shënjestruar katin e 5-të të selisë së tyre në Khan Younis.