Rritet sërish në 2.9% inflacioni në Eurozonë
Inflacioni në eurozonë është rritur sërish dhe mund të rritet më tej në muajt e ardhshëm, gjë që i bën më pak të mundshme uljet e hershme të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane.
Inflacioni në të gjithë bllokun 20-vendesh u rrit në 2.9% në dhjetor nga niveli më i ulët dy-vjeçar i nëntorit prej 2.4% për shkak të një reduktimi të subvencioneve të qeverisë për gazin, energjinë elektrike dhe ushqimin, shkruan The Guardian.