Për kë ndërtohet në Tiranë?
Ndërtimi në Tiranë gjatë 9 viteve të fundit nuk është në propocion me rritjen e popullisë. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë në Tiranë shënon tkurrje, ndërsa numri i banesave te reja shënon rritje çdo vit. Pra kërkesa e tregut apo e qytetarëve nuk eshte në përputhje me sasinë e ndërtimit që e ka kthyer Tiranën prej vitesh në një kantier ndërtimi.
Jona Plumbi
Në fillim të vitit 2023, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ritmet e dala jashtë kontrollit të ndërtimeve në Tiranë lidhen me numrin e shtuar të banorëve të Tiranës çdo vit dhe kërkesat e tyre për banesa të reja.