Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar ditën e djeshme në Megaro Maximos një takim me shtatë eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras ishin të pranishëm në sallë, ndërsa Evangelos Meimarakis dhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.
Protestat e vazhdueshme të opozitës bëjnë të vetën/Apeli i jep Rithemelimit të Berishës, vulën e PD-së
Gjykata e Apelit i ka lënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Sali Berishës. Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.