“Izraeli donte pastrim etnik”, ngre tonet Redi Shehu: Hamasi veç justifikim
Analisti Redi Shehu ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për sulmin e ndodhur ditën të dielën në Rafah në një kamp, nga ku humbën jetën 45 palestinezë, mes tyre gra e fëmijë.
Maji i zi për punëtorët! 5 persona humbin jetën në punë, 3 prej tyre janë 20 vjeçarë
Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
1 - Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates
Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit në krah
Mediat greke janë pushtuar nga lajmet për fushatën e zgjedhjeve për parlamentin europian më 9 qershor. Gazeta “Protothema” vëren se kryeministri Kyriakos Mitsotakis po mban gjithnjë e më shpesh në krah të tij, Petro Belerin, djalin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Ky i fundit është kandidat në listën e partisë Nea Demokratia për një vend në Parlamentin Europian. Mitsotakis ka mbajtur takime në qytetin e Artës dhe Agrinios.
1 në 3 banesa blihet nga të huaj, agjensitë imobiliari: Kërkesë e lartë për qira, por pak prona
Gati 1 në 3 shtëpi që shitet në Shqipëri po blihet nga pronarë të huaj, sipas një raporti të bankës së Shqipërisë. Çmimet e konsideruara të larta për shqiptarët, sipas ekspertëve ndërkohë kanë ndikuar në rritjen e qirave.
Rritja e kërkesës në kushtet e mungesës së pronave, rriti çmimet e shtëpive me qira, kryesisht në kryeqytet, sipas agjentëve imobiliarë.Eksperti Mateo Spaho e lidh këtë fenomen me çmimin e lartë të pronave në shitje!Ndërkohë balanca e kërkesës dhe ofertës në shit-blerje, sipas agjentëve të pronave solli qëndrueshmëri të çmimeve.
Si ishin fshehur në furgonin me targa angleze 7 pako me k*kainë në Portin e Durrësit
Policia e Shtetit ka zbardhur detajet e operacionit "Pakot", në sajë të të cilit u sekuestruan 7 pako me kokainë me peshë 7.3 kg dhe në pranga ranë dy persona, përkatësisht Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, djem tezesh, njëri prej tyre shoferi i furgonit. Nga pamjet duket se kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë, poshtë sediljes së shoferit.
Njoftimi i policisë: