Lidhje


Opozita proteston me tensione para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të "denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës", ndërkohë edhe protesta e njëmbëdhjetë është shoqëruar me tensione dhe incidente, raporton Anadolu.

 

Protesta është organizuar përsëri me thirrjen e përfaqësuesve të dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktivistëve, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Read more ...


U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë

VLORË- Trupi i pajetë i recepsionistit të hotel ‘Greccia’, Eraldo Nevruzi është gjetur në afërsi të Vunoit në Vlorë. Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e vrasjes, ndërsa burime bëjnë me dije se Nevruzi është qëlluar me dy plumba në kokë nga pronari i hotelit Gerald Shehu.

 

Ky i fundit bashkë me dy punonjës të hotelit kanë rënë në pranga. Dy punonjësit, Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë, akuzohen për ‘Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, pasi kanë ndihmuar pronarin e hotelit duke e fshehur trupin në qese plehrash dhe më pas ta fusnin në bagazhin e makinës.Ndërkohë, pronari i hotelit Gerald Shehu u arrestua dje, 6 qershor, në Korfuz teksa po tentonte të ikte në aeroport për t’u larguar në Britani të madhe.

Read more ...


Pas dy orëve përplasje me policinë, mbyllet protesta përpara Kuvendit!/ Rikthehet të hënën para bashkisë ....

Pas dy orëve përplasje me policinë përpara Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit janë shpërndarë. I gjithë tubimi ka qenë i shoqëruar me tensione të vazhdueshme dhe përplasje të mbështetësve të opozitës me policinë.

 

Ndaj uniformave blu është hedhur molotovë, gurë, shishe dhe flakadanë. Ndërkohë që këta të fundit i janë përgjigjur situatave të tensionuara me gaz lotsjellës. Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu.

Read more ...


Brenda “bunkerit” me armë, momenti kur arrestohet i shumëkërkuari për 2 vrasje

Policia e Shtetit arrestoi mbrëmjen e të martës një të shumëkërkuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2011.

 
Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, u arrestua nga forcat Operacionale në një banesë në lagjen “1 Maji” të Fierit.Pacani ishte pjesë e listës me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG