Zbardhet mashtrimi, shqiptarët zhvatën gati 5 milionë euro nga mijëra italianë
Një grup i personave në Tiranë po akuzohen se përmes mashtrimeve kanë zhvatur 4.7 milionë euro nga qindra italianë. Sipas raportimeve nga Top Channel, 17 persona akuzohen se kanë mashtruar 1200 italianë, të cilët i nxitën kinse t’i investonin paratë në kriptovaluta.Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-at në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.