Lidhje


Vd*s nga temperatura e lartë foshnja 10 muajshe: Mjeku Altin Cane iku në shtëpi se “ishte i lodhur“

JOQ Albania raportoi mëngjesin e sl hënës se nuk po merrte ndihmën e duhur në pediatrinë e Vlorës, ka ndërruar jetë. Nëna e foshnjës iu drejtua redaksisë tonë duke denoncuar se kishte mbi një orë që ndodhej në pediatri me foshnjën e saj që ishte me temperaturë të lartë, por nuk kishte marrë asnjë ndihmë. Ajo shprehej se mjeku i turnit, Dr. Altin Cane, ishte larguar nga spitali duke pretenduar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërkohë që infermieret e kishin udhëzuar të priste deri në orën 07:00 të mëngjesit për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.

Read more ...


Rama flet për hapësira publike, por në zonën e Xhamllikut po ndërtohet pallat mbi rrugë

Në daljet e tij publike dhe rubrikat e tij në rrjete sociale, kryeministri flet për lirimin e hapësirave publike dhe luftën kundër ndërtimeve pa leje në Theth dhe çdo cep të Shqipërisë, por në mes të Tiranës, po ndodh një skandal i vërtetë që nuk pasqyron aspak aksionin për pastrimin e hapësirave publike.

 

Një qytetar denoncon se në zonën e Xhamllikut, konkretisht në hyrje të rrugës "Pronatyra", që të çon drejt pallateve të Tom Doshit, po ndërtohet një pallat i ri, i cili ka zaptuar pa mëshirë treçerekun e rrugës ekzistuese. Qytetari shkruan se aty dikur ka qenë rrugë dykalimshe për automjetet, por tashmë është kthyer në një shteg të ngushtë, ku lëvizja e makinave dhe kalimi i qytetarëve është bërë thuajse i pamundur.

Read more ...


‘Bankers’,Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi çështjes, na detyrohen 240 mln euro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e kësaj të hënë në rubrikën ‘Sy më sy’ hetimet për evazionin fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”, duke përshëndetur ndërhyrjen e Prokurorisë.

 
 
Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se “më në fund ka ardhur dita që Prokuroria të kryejë një investigim të pavarur”, ndërsa shtoi se i heq kapelën hetuesve për punën e bërë.

Read more ...


Sekuestrohen 32 ton produkte pa faturë në vetëm 6 ditë, Rama: Zero tolerancë

Autoritetet shqiptare kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të aksionit kombëtar për sigurinë ushqimore, ku në vetëm 6 ditë janë sekuestruar 32 ton produkte të ndryshme ushqimore pa faturë.

 

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku theksoi se operacioni do të vijojë me të njëjtin intensitet dhe pa asnjë tolerancë ndaj abuzimeve me sigurinë e ushqimit.

Read more ...


Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Nga Klodian Tomorri

 

Në nëtor të vitit të kaluar, Ermal Dredhës i vunë një minë me sahat në duar. Në protokollin e Bashkisë kishte mbërritur një e ashtuquajtur shprehje interesi për të ndërtuar një central të madh diellor në Kaninë. Projekti parashikonte të shtrihej në një sipërfaqe 830 hektarë duke përlarë praktikisht të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG