Lidhje


“Ministrinë e Energjisë ma lini mua”/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet për gazin e Vlorës

 

Një audiopërgjim i publikuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV nxjerr biznesmenin izraelit Ron Yeffet duke diskutuar me disa shtetas të huaj për interesat në sektorin e gazit në Vlorë. Në bisedë, kur propozohet dërgimi i një kërkese zyrtare në Ministrinë e Energjetikës për informacion, Yeffet kundërshton dhe u kërkon bashkëbiseduesve të mos dërgojnë asgjë, duke deklaruar se me ministrinë do të merret vetë ai.

Read more ...


Reagon Wesley Clark: Nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë dënimin e krerëve të UÇK-së

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës.

 

Clark u shpreh se është i shokuar nga vendimi dhe tha se nuk ka parë asnjë dëshmi që ta justifikojë vendimin.

 

Më tej , në deklaratën e tij, gjenerali tha se Thaçi bëri një punë të shkëlqyer dhe për të ruajtur popullatën e pafajshme serbe.

 

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen.

 

Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë.

 

Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krite lufte”, tha Clark.


“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Speciales për dënimin e ish-krerëve të UÇK

 

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale, që dënoi në total me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi.

 

Ylli i muzikës Pop shpërndau në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa.

 

Në njërën prej tyre shfaqej mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postimin tjetër kishte shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

 

“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në postim.


Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

 

Qeveria shqiptare ka pësuar një pengesë juridike në përpjekjen për të marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi një urdhër emergjent i datës 16 shtator 2026, i nxjerrë në kuadër të procedurës së arbitrazhit të administruar nga ICC, ka vendosur masa sigurie ndaj veprimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Sipas urdhrit, Ministria nuk mund të marrë posedimin apo kontrollin operacional të aeroportit, të kërkojë dorëzimin e aseteve apo të zëvendësojë shoqërinë koncesionare VIA me një operator tjetër. Masa synon të ruajë gjendjen ekzistuese deri në krijimin e Tribunalit të Arbitrazhit dhe shqyrtimin e mosmarrëveshjes në themel, pa dhënë ende një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës.

 

Njoftimi për zgjidhjen e kontratës ishte parashikuar të hynte në fuqi më 17 shtator 2026, pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Ministria. Megjithatë, urdhri i arbitrazhit bllokon përkohësisht pasojat kryesore të këtij vendimi, duke penguar marrjen e aeroportit apo kalimin e tij te një operator tjetër. Mosmarrëveshja mes VIA-s dhe autoriteteve shqiptare pritet të vijojë në arbitrazh, ndërsa kohëzgjatja e procesit deri në një vendim përfundimtar mbetet e pasigurt.


Vuçiq: Aktgjykimi në Hagë tregoi “hipokrizi të madhe” dhe “standarde të dyfishta” në raport me serbët

 

“Mund të keni aktgjykime të formës së prerë ose jo, është krejtësisht njësoj, serbët gjithmonë do të jenë kriminelë, ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë çlirimtarë, heronj dhe trima dhe të gjithëve do t’u lejohet kjo, përveç serbëve”, tha Vuçiq

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar aktgjykimet e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), deklaroi se ato tregojnë “hipokrizi të madhe” dhe “standarde të dyfishta” në raport me serbët, rapoton Anadolu.

 

“Mund të keni aktgjykime të formës së prerë ose jo të formës së prerë, është krejtësisht njësoj, serbët gjithmonë do të jenë kriminelë, ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë çlirimtarë, heronj dhe trima dhe të gjithëve do t’u lejohet kjo, përveç serbëve”, tha Vuçiq në Presidencën e Serbisë.

 

Vuçiq akuzoi gjykatën në Hagë se me aktgjykimin e sotëm “nuk deshi ta cenonte kredibilitetin e UÇK-së”, duke pretenduar se në proces nuk janë përfshirë krime të shumta ndaj serbëve.

 

“Edhe ky është një mësim i madh për ne. Ashtu siç është një tregues dhe mësim i madh se çfarë standardesh të dyfishta dhe çfarë hipokrizie mbizotërojnë në botën përreth nesh”, tha Vuçiq.

 

Ai tha se opinioni publik ka mundur të shohë sulmet ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Prishtinë, si dhe incidentet që lidhen me autoritetet holandeze në Hagë, duke vlerësuar se ndaj tyre nuk është reaguar me të njëjtën masë si ndaj trazirave të lidhura me serbët.

 

“Serbët nuk shkaktuan kurrfarë trazirash, por me sa duket u mblodhën shumë prej tyre, ndaj kjo duhej të ndëshkohej me retorikën më të ashpër nga të gjitha anët”, tha Vuçiq.

 

Për Serbinë më e rëndësishmja është ruajtja e paqes

Vuçiq theksoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me rëndësi vendimtare për Serbinë.

 

“Besoj se fakti që emocionet janë kaq të forta edhe 27 dhe 30 vjet pas konflikteve në hapësirat e ish-Jugosllavisë tregon se janë bërë shumë padrejtësi, por edhe se ne të gjithë së bashku nuk kemi qenë mjaftueshëm të gatshëm të përballemi me gabimet tona dhe me krimet që janë kryer në emrin tonë”, tha ai.

 

Ai shtoi se zgjidhjen e ardhshme e sheh te bisedimet, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu.

Duke folur për aktgjykimin, Vuçiq tha se, sipas interpretimit të tij, ai nuk përfshin krimet kundër njerëzimit, përkatësisht se janë hedhur poshtë të gjashtë pikat e aktakuzës që kishin të bënin me këto krime.

 

“Të gjitha krimet që janë kryer ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk janë përfshirë”, tha Vuçiq.

Sipas tij, trupi gjykues nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullsisë civile.

 

Presidenti serb tha se aktakuza kishte dhjetë pika, gjashtë prej të cilave kishin të bënin me krime kundër njerëzimit, përkatësisht përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

“Për të gjashtë pikat nuk është vërtetuar fajësia”, tha Vuçiq.

 

Në të njëjtën kohë, ai tha se katër ish-krerëve të UÇK-së u është vërtetuar përgjegjësia penale individuale për krime lufte sipas katër pikave të aktakuzës, përkatësisht privim i paligjshëm nga liria ose ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

 

Sipas tij, përgjegjësia është vërtetuar për privimin e paligjshëm nga liria të të paktën 385 personave, trajtimin mizor të të paktën 49 personave, torturimin e të paktën 303 personave dhe vrasjen e të paktën 96 personave.

 

“Për këtë është vërtetuar përgjegjësia penale individuale e katër të akuzuarve të përmendur, ekskluzivisht për krimet e lartpërmendura të luftës”, tha Vuçiq.

 

Vuçiq: Aktgjykimi nuk është përfundimtar

Vuçiq tha se populli serb nuk ka arsye as të gëzohet dhe as të pikëllohet për aktgjykimin e shkallës së parë, por duhet “të presë me durim dhe t’i kuptojë mirë mesazhet që kanë ardhur”.

 

Ai gjithashtu mundësinë e vazhdimit të procedurës para instancave më të larta gjyqësore.

“Ne mendojmë se këtu ekziston një dhomë e apelit që do të marrë vendimin përfundimtar. Jo. Këtu ekziston edhe një instancë mbi dhomën e apelit të kësaj gjykate të Kosovës apo gjykatës kosovare në Hagë. Kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha Vuçiq.

 

Vuçiq për presionet dhe zgjedhjet në Serbi

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për deklaratën e nënkryetarit të Lëvizjes Evropiane në Serbi, i cili foli për qëndrimin ndaj Serbisë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Vuçiq tha se e vlerëson dhe e respekton jashtëzakonisht shumë atë, pavarësisht deklaratave të saj të mëparshme apo të ardhshme.

 

Vuçiq theksoi se, siç tha ai, “von der Leyen e ka ndihmuar Serbinë në momente të vështira”.

“Duhet t’u them atyre që ushtrojnë presion se është e pabesueshme se sa shumë kanë mbetur në të kaluarën. Duhet t’i informoj, në Serbi në pushtet vihet me votat e qytetarëve”, tha Vuçiq, duke shtuar se qytetarët e Serbisë marrin vendimin në zgjedhje të lira.

 

Vuçiq për mundësinë që Serbia të presë negociatat Rusi-Ukrainë

Duke folur për mundësinë që Serbia të jetë nikoqire e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, Vuçiq tha se nuk pret një zhvillim të tillë.

 

Sipas tij, nikoqire e negociatave mund të jetë një nga vendet arabe.

XS
SM
MD
LG