Ish- shefi i “Rrugores” Vlorë i dhunoi kamerierin, pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin
Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeccar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.
Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital. Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.