Lidhje


"Humba mbi 10 mln euro në kumar", legjenda gjermane përfundon i strehuar në shtëpi sociale

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Manchester Cityt, Eike Immel, ka rrëfyer historinë e rrënimit të tij financiar, pasi humbi mbi 11.5 milionë euro në bixhoz, duke kaluar nga jeta luksoze në varfëri të thellë.

 

Karriera e Immel zgjati nga viti 1978 deri në 1997, ku ai shkëlqeu me fanellën e Borussia Dortmund dhe Stuttgart, duke fituar Bundesligën dhe përfaqësuar Gjermaninë Perëndimore në 19 ndeshje ndërkombëtare. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian 1980 dhe mori pjesë në dy Kupa Bote si portier rezervë.

Read more ...


20 miliardë dollarë, Argjentina zyrtarizon marrëveshjen e shkëmbimit valutor me SHBA

Argjentina ka zyrtarizuar një marrëveshje shkëmbimi valutor me Shtetet e Bashkuara për deri në 20 miliardë dollarë që synon të kontribuojë në stabilitetin ekonomik të vendit të Amerikës së Jugut.

 
Marrëveshja është pjesë e mbështetjes së madhe financiare nga administrata e Donald Trump ndaj homologut të tij argjentinas, Javier Milei i cili është nën presion përpara zgjedhjeve të 26 tetorit.

Read more ...


Ilir Vrenozi: Bravo portokalli që pinë shqiptarët prodhohet në Serbi, Zot na ruaj

Ilir Vrenozi, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta në video, ka publikuar një reagim ku tregon shqetësimin e tij mbi sigurinë e një pijes me shije portokalli të markës “Bravo”. Në videon e publikuar, ai lexon me kujdes etiketën e produktit, ku tregohet se kompania prodhuese është austriake dhe ka fabrika në Budapest (Hungari) dhe në Koceljeva (Serbi).

 

Vrenozi thekson faktin që kjo pije që pinë shqiptarët është prodhuar në Serbi, siç tregohet nga kodi i prodhimit në shishe, dhe shpreh dyshimin e tij në lidhje me sigurinë e këtij produkti. Në kodin e prodhimit, i cili shihet në pjesën e sipërme të shishes, datë 23.04.2026 dhe kodi “C 4”, “C” i referohet fabrikës në Koceljeva të Serbisë.

Read more ...


DETAJE nga vjedhja spektakolare në muzeun e Luvrit, një prej grabitësve i veshur si punëtor ndërtimi

Ashtu si shokët e tij, një nga katër grabitësit që kryen vjedhjen spektakolare të muzeut të Luvrit në Paris të dielën, thyen dhe grabit njërën nga vitrinat ku ekspozoheshin objektet historike, pa u shqetësuar nga vizitorët e shumtë dhe stafi i sigurisë së muzeut, shihet i veshur si punëtor ndërtimi për të mos tërhequr vëmendje.

 

Ata grabitën 9 nga 23 bizhuteritë e koleksionit të perëndoreshës Euzheni, bashkëshortes së Napoleonit të Tretë, përfshirë edhe kurorën e saj perandorake, të gjitha të shekullit të 19-të.

Read more ...


Kryeministri kanadez: Nëse Netanyahu hyn në Kanada, ai do të arrestohet

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se do të mbështeste vendimin e ish-kryeministrit Justin Trudeau për të arrestuar kryeministrin Benjamin Netanyahu nëse ai do të hynte në Kanada, në përputhje me urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. 

 

Carney e bëri deklaratën gjatë një interviste me Mishal Husain në emisionin The Mishal Husain Show të Bloomberg, të transmetuar të dielën. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse do të ishte i përgatitur të arrestonte Netanyahun, Carney u përgjigj: “Po.”

Read more ...

XS
SM
MD
LG