Gjermania miraton eksportin e armëve për I.zraelin me vlerë 2,46 milionë euro
Qeveria gjermane ka miratuar sërish eksportin e armëve për Izraelin, duke e rikthyer procesin pas një ndalimi të pjesshëm të shpallur në gusht për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza.
Vendimi për ndalimin e përkohshëm u mor më 8 gusht nga kancelari gjerman Friedrich Merz, në përgjigje të shqetësimeve ndërkombëtare mbi operacionet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat janë cilësuar nga disa organizata si veprime me karakter gjenocidal.