Presidenti somalez: Somalilandi pranoi të zhvendosë palestinezët dhe të strehojë bazën i.zraelite në këmbim të njohjes
Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka deklaruar se rajoni separatist i Somalilandit ka rënë dakord të zhvendosë palestinezë dhe të strehojë një bazë ushtarake izraelite në këmbim të njohjes nga Izraeli
Në një intervistë ekskluzive për rrjetin "Al Jazeera", Mohamud tha se njohja e Somalilandit nga Tel Avivi ishte "shumë e papritur dhe e çuditshme", duke shtuar se "ajo erdhi nga askund", pasi Izraeli u bë vendi i parë që nga viti 1991 që e njeh rajonin si shtet të pavarur.