Lidhje


Shteti bektashi, ideja e rrezikshme për vendin tonë, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë

Nga Fitim Zekthi

 

Çështja e krijimit të një shteti bektashi, e një shteti sovran që do t’i përkasë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane brenda territorit të Shqipërisë do të vijojë të endet si hije mbi politikën dhe vendin tonë. Vitin e kaluar këtë ide e paraqiti si propozim të tijin dhe të qeverisë shqiptare kryeministri Edi Rama. Ky propozim u pranua me entuziazëm nga Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror. Megjithë kundërshtitë e mëdha, kritikat e mëdha ideja e shtetit bektashi është aty, pret kohë e vet. Nuk dihet në do të vijë ajo kohë por forca të caktuara të cilat ose nuk kanë asnjë ide, asnjë njohje mbi çështje të tilla ose e bëjnë me qëllim dhe janë në anën e atyre që nuk duan këtë vend janë pas propozimi.

Read more ...


Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

Më 10 janar 2025, në Shqipëri ka hyrë në treg 180 kg kallamar i importuar nga Italia, i cili përbën rrezik për konsumatorët për shkak të përmbajtjes së kadmiumit. Kadmiumi është një metal i rëndë me efekte toksike, i cili mund të grumbullohet në trup dhe me kalimin e kohës të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe sistemin nervor, duke rritur gjithashtu mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve kronike.

 

Prania e këtij metali të rrezikshëm në kallamar është konstatuar pas analizave të autoriteteve italiane, të cilat njoftuan edhe autoritetet shqiptare për të tërhequr produktin nga tregu.

Read more ...


Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

Kritikat e shoqëruara me një valë dorëheqjesh pas një takimi me dyer të mbyllura të kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës ngrenë shqetësime për cënimin e autonomisë vendore dhe parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

 

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Read more ...


Shkatërrime ‘apokaliptike’ nga zjarri në Kretë, autoritetet evakuojnë shtëpi e hotele

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin masiv që ka rënë në bregun jugor të Kretës, duke shkaktuar evakuimin e shtëpive dhe hoteleve. Banorët e kanë cilësuar zjarrin, që ka detyruar autoritetet të japin tre urdhra largimi përmes portit Ierapetra, një “katastrofë totale”.

Erërat e forta e kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve, me flakët që vazhdojnë të përhapen në pyjet e zonës kodrinore. Zonat Ferma, Agia Fotia dhe Koutsounari janë më të prekurat, sipas autoriteteve lokale. Në Agia Fotia, banorët e përshkruan shkatërrimin si “biblik”, duke thënë se zjarri kishte rrafshuar gjithçka që i dilte në shteg.

Read more ...


Skema BANKERS, 4 Miliard € fitim nga shitja e naftës asnjë lek nuk iu dha shtetit!

Prej vitit 2006 deri në fund të 2023, Bankers Petroleum ka përfituar mbi 4 miliardë euro të ardhura neto nga nafta e Patos-Marinzës, pa përfshirë rentën minerare, ndërkohë që ka deklaruar vetëm rreth 800 milionë euro fitime neto. Megjithatë, kompania nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin për shtetin shqiptar, edhe pse ka përfituar miliarda nga shitja e naftës.

 

Kompania, tashmë në pronësi kineze, pretendon se nuk ka rikuperuar ende kostot e investimit dhe për këtë arsye nuk ka kaluar pragun e ashtuquajtur të “faktorit R” mbi 1, i cili do të detyronte nisjen e pagesës së tatimit në masën 50%, raporton Kapitali

Read more ...

XS
SM
MD
LG