Dyshohet se b.ullizohej në shkollë, ky është 17-vjeçari që u gjet i v.arur në Gjirokastër
Vehip Peçi, një 17-vjeçar nga fshati Valare në Gjirokastër, u gjet i vetëvarur nga familjarët në banesën e tij mesditën e së dielës. Ai jetonte me nënën dhe dy motrat, ndërsa babai ndodhej në emigracion. Familja kishte kaluar një periudhë në Sarandë, ku dyshohet se Vehipi ishte bullizuar gjatë shkollës 9-vjeçare, çka ndikoi në kthimin e tyre në Gjirokastër.
Adoleshenti vijonte shkollën në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku nuk është konfirmuar ende nëse kishte përjetuar bullizim. Sipas të afërmve, ai kishte shfaqur shenja izolimi dhe melankolie, por nuk kishte qenë nën kujdes mjekësor. Pavarësisht vështirësive emocionale, ai njihej si një nxënës me rezultate të larta në mësime.