Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve!
Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjeza.
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
I.zraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në Damask vetëm pak pasi kreu i Druzve akuzoi Shaaran
Izraeli ka realizuar një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druz, i cili gëzon mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë izraelite, akuzoi presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për “gjenocid”. Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi përmes Telegram-it se “avionë luftarakë goditën periferi të pallatit presidencial në Damask”.
“Kjo është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Nuk do të lejojmë që forca siriane të dislokohen në jug të Damaskut dhe nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj komunitetit Druz,” thanë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, në një deklaratë të përbashkët, sipas Times of Israel.
Frikë për l.uftë b.ërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”. Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.
Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.
Zelensky: Marrëveshja me SHBA për mineralet bashkëpunim në kushte të drejta
Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nënshkrimi i marrëveshjes minerale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon bashkëpunim në kushte të drejta, gjë që, tha ai, “e bën atë historike”.
Çfarë dihet nga marrëveshja e mbrojtjes mes BE-së dhe Britanisë së Madhe
Lufta në Ukrainë dhe presioni në rritje nga Shtetet e Bashkuara i kanë afruar më shumë se kurrë Brukselin dhe Londrën. Një pakt sigurie dhe mbrojtjeje mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar pritet të nënshkruhet më 19 maj, gjatë një samiti të nivelit të lartë që do të organizohet nga kryeministri britanik Keir Starmer. Ky zhvillim sinjalizon një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy palëve, veçanërisht pas Brexit-it.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, shtetet anëtare shpresojnë që negociatat të përfundojnë me sukses dhe që marrëveshja të jetë një nga rezultatet kryesore të samitit. Pakti i ri do të mundësonte përfshirjen e Britanisë në programet e përbashkëta të prokurimit të kapaciteteve ushtarake me vendet e BE-së. Në të njëjtën kohë, ai do t’u hapte dyert vendeve të bllokut për të blerë pajisje ushtarake britanike përmes një instrumenti evropian prej 150 miliardë eurosh që synon forcimin e industrisë së mbrojtjes.