Fidan për gjenocidin në Srebrenicë: Kjo fatkeqësi e madhe ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka përkujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke theksuar se kjo fatkeqësi e madhe ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit.
Fidan ndau një postim në llogarinë e platformës sociale X me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.Duke kujtuar se kanë kaluar 30-vjet që nga gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilin u masakruan më shumë se 8.000 civilë të pafajshëm boshnjakë, Fidan tha: "Kjo fatkeqësi e madhe, dhimbjen e së cilës ende e ndiejmë në zemrat tona, ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit. Është përgjegjësia jonë e përbashkët të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që të harrohet".