Lidhje


Presidenti francez thirrje për ndëshkimin e kolonëve hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor

Është koha për të punuar për një armëpushim në Gaza dhe për të ndëshkuar kolonët e paligjshëm hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

 

Duke folur në një bazë ushtarake ku janë të vendosur ushtarë francezë në Jordani, Macron u tha gazetarëve se stabiliteti i rajonit është “nën kërcënim”.

 

“Unë nuk e harroj tragjedinë humanitare në Gaza”, tha Macron, duke theksuar se duhet të punohet për një armëpushim në enklavën e rrethuar për të rihapur një “horizont politik”.

 

Duke theksuar se është koha për të ndëshkuar kolonët hebrenj që kërcënojnë paqen në Bregun Perëndimor, ai tha se vendi i tij po përpiqet të parandalojë që konflikti në rajon të përhapet më tej.

 

Ai tha se “çdo jetë e pafajshme e vjedhur është donacion për fanatizmin e së sotmes dhe së nesërmes”.

 

“Kërcënimet e Huthive për lirinë e lundrimit në Detin e Kuq janë të papranueshme”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të grupit jemenas ndaj anijeve tregtare që ai thotë se janë të lidhura me Izraelin, duke shtuar se ka ushtarë francezë në shumë vende të rajonit.

 

Izraeli ka sulmuar ashpër Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë rreth 20.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.000 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

 

Masakra izraelite ka dëmtuar ose shkatërruar gjysmën e shtëpive në Gaza, ndërsa gati 2 milionë njerëz janë detyruar të zhvendosen brenda enklavës me popullsi të dendur, duke u përballur po ashtu me mungesë ushqimi dhe uji të pastër.

 

Gati 1.200 izraelitë thuhet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

 

Burimi: AA


"Që nga 7 tetori janë kryer mbi 490 sulme nga Izraeli në qendrat shëndetësore në territoret palestineze"

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në territoret e pushtuara palestineze, Richard Peeperkorn, ka bërë të ditur se ata kanë konfirmuar mbi 490 sulme izraelite në objektet shëndetësore që nga 7 tetori, 246 prej të cilave kanë ndodhur në Gaza dhe 251 në Bregun Perëndimor.

 

Peeperkorn foli në një konferencë për media online të mbajtur nga OBSH-ja për situatën e spitaleve në Gaza, e cila është nën sulme dhe bllokadë intensive nga Izraeli.

Read more ...


OKB: Vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive

Zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths, u shpreh se vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet si një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive.

 

Komentet e tij erdhën pasi numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit tejkaloi mbi 20 mijë.

Read more ...


Blinken mesazh për "një shtet të pavarur palestinez" në bisedat me homologët evropianë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në bisedat telefonike që zhvilloi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, përsëriti angazhimin për "një shtet të pavarur palestinez".

 

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna, ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

 

Në bisedë, Blinken vuri theksin mbi rëndësinë për sigurimin sa më parë të ndihmave humanitare për Gazën, minimizimin e humbjeve civile dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

 

Duke nënvizuar angazhimin e SHBA-së për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, Blinken dënoi sulmet e Huthive ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe bëri thirrje për bashkëpunim për sigurinë detare.

 

Gjatë bisedës, ministrat diskutuan dhe për çështjen e ndihmave për Ukrainën.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG