Lidhje


Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson se Selia e Shenjtë vazhdon me politikën e vjetër ndaj Prishtinës zyrtare.

 

“Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë. Rajoni, i cili është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

 

Nga afërsisht një milion e gjysmë banorë, rreth 250 mijë kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë”, shkruan media Vatican News. Selia e Shenjtë thekson se situata mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar kryesisht pas luftës, shkruan A2 CNN.

 

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e populluar nga serbët. UNESCO e konsideron trashëgiminë kulturore ortodokse të krishterë të Kosovës si nën kërcënim”, lexohet në lajmin e Vatican News.


Zyrtarët amerikanë thonë se I.zraeli po përgatit një sulm të mundshëm ndaj objekteve b.ërthamore iraniane

SHBA-të kanë marrë informacione të reja që sugjerojnë se Izraeli po bën përgatitje për të sulmuar objektet bërthamore iraniane, edhe pse administrata Trump ka ndjekur një marrëveshje diplomatike me Teheranin, thanë për CNN shumë zyrtarë amerikanë të njohur me inteligjencën e fundit.

 

Një sulm i tillë do të ishte një ndarje e paturpshme me Presidentin Donald Trump, thanë zyrtarë amerikanë. Gjithashtu mund të rrezikojë të shkaktojë një konflikt më të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme - diçka që SHBA-të janë përpjekur ta shmangin që kur lufta në Gaza ndezi tensionet që filluan në vitin 2023.

Read more ...


Presidenti i Venezuelës: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet tona

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka deklaruar publikisht se mafian shqiptare në Ekuador është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, që përkon me ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

 

Duke folur në një komunikim direkt në mediat vendase, Maduro akuzoi shqiptarët që konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, se dërguan disa mercenarë për akte të tilla. “Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur. Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo!", tha ai. 

Read more ...


Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

Izraeli mori vetëm 60 vota nga juritë e shteteve, por ndërkohë kapi vendin e dytë në Eurovision 2025 me 357 pikë në total, duke marrë një rekord prej 297 pikësh nga publiku, duke ngritur hije tek shumë shtete.

 

Kjo ka bërë që dhe tensionet midis RTVE (Transmetimi Publik i Spanjës) dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) të vazhdojnë të përshkallëzohen.

Sipas burimeve të mediave të huaja pranë organizatës, transmetuesi publik i Spanjës ka vendosur të kërkojë një audit nga organizata përgjegjëse për televotimin në Eurovision.

 

Qëllimi i auditimit është të verifikojë rezultatet e televotimit spanjoll, pasi pretendojnë se publiku i tyre nuk e ka mbështetur këngën e Izraelit.

 

RTVE mori 142,688 vota në finalen e Eurovision të shtunën në mbrëmje, sipas raportit të kërkuar nga EBU, të dhëna të marra këtë të diel. Raporti fillestar i marrë nga Spanja ishte një listë e vendeve për të cilat dha më shumë vota, por nuk specifikonte numrin e votave për secilin.


NYU refuzon diplomën për studentin që dënoi Izraelin në fjalimin e diplomimit

Universiteti i Nju Jorkut (NYU) ka vendosur të mos i japë diplomën studentit Logan Rozos, pasi ai përdori fjalimin e tij të diplomimit për të dënuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe për të akuzuar SHBA-në për bashkëpërgjegjësi në atë që ai e quajti “gjenocid”.

 

Rozos, i zgjedhur nga bashkëstudentët për të folur në ceremoninë e diplomimit të Shkollës Gallatin më 14 maj, kishte dorëzuar paraprakisht një version të ndryshëm të fjalimit, duke shkelur rregullat e universitetit. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga disa pjesëmarrës, por gjithashtu shkaktoi reagime të ashpra nga grupe pro-izraelite. Zëdhënësi i NYU-së, John Beckman, deklaroi se Rozos “gënjeu për përmbajtjen e fjalimit që do të mbante” dhe se universiteti po ndërmerr masa disiplinore ndaj tij .

 

Ky incident ka ndezur debat rreth lirisë së shprehjes në kampuset universitare dhe presionit që universitetet amerikane po përballen nga administrata e Presidentit Trump për të ndëshkuar kritikat ndaj Izraelit. Ndërkohë, organizata të ndryshme kanë shprehur shqetësim për ndikimin e këtij vendimi në të drejtat e studentëve për të shprehur qëndrimet e tyre politike.

XS
SM
MD
LG