Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut. Masa ka qenë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”. Ankimimi ishte bërë nga avokatët e ish-zv/kryeministres Balluku, e cila e cilësonte të paligjshëm masën e vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK që nga fillimi i këtij viti.