Lidhje


Policia hap dyert për më shumë kandidatë, ndryshon kufiri i moshës: Deri në 40 vjeç për profesionistët me arsim të lartë

Policia e Shtetit zgjeron kriteret e pranimit për kandidatët që duan t’i bashkohen strukturave të saj. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë, profesionistët me arsim të lartë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Sipas urdhrit të ri, kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë mund të aplikojnë për t’u pranuar në Policinë e Shtetit deri në moshën 35 vjeç. Kjo kategori përfshin edhe personat që synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë.

 

 

Kufiri 35 vjeç zbatohet gjithashtu për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin programin Bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe më pas të integrohen në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Ndryshimi prek edhe profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në profile të përshtatshme, mes tyre ekonomi, financë dhe teknologji informacioni, mund të pranohen deri në moshën 40 vjeç në rolin e parë drejtues, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

 

 

Një tjetër lehtësi parashikohet për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë. Nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat e pranimit, këta kandidatë nuk do t’i nënshtrohen një kufiri moshe.

Ministri Besfort Lamallari tha se ndryshimi synon të krijojë mundësi më të barabarta për kandidatët, duke marrë në konsideratë jo vetëm moshën, por edhe arsimin, kualifikimet dhe përvojën profesionale.

“Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale”, deklaroi Lamallari.

 

 

Sipas ministrit, zgjerimi i kritereve synon të ndihmojë në rifreskimin e strukturave policore dhe në rritjen e profesionalizmit, duke afruar në Polici edhe kandidatë me përvojë dhe specializime të ndryshme.

Ndryshimet pritet t’u japin mundësi për të aplikuar edhe personave që deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga gara për shkak të kufirit të moshës.


Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

TIRANË – Shqipëria vijon të karakterizohet nga një polarizim i fortë territorial, ku vetëm një numër i kufizuar bashkish kanë një strukturë të mirëfilltë urbane, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet me karakter rural.

Sipas Raportit Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023, vetëm 6 bashki në vend klasifikohen kryesisht si “qytet”. Ndërkohë, 13 bashki klasifikohen si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural.

Read more ...


Vdes papritur ish-e dashura e McGonigal, foli për takimet me Ramën

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Florida të Jugut.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, 52-vjeçarja kishte qenë aktive në rrjetin social X vetëm pak orë para vdekjes, ku kishte publikuar dhjetëra postime dhe kishte bërë deklarata kritike ndaj FBI-së.

 

 

Guerriero ishte një nga personat që kishte dhënë informacion për aktivitetet e McGonigal dhe kishte folur edhe për udhëtimet e tij në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama.

Ajo kishte deklaruar se McGonigal i kishte thënë se do të udhëtonte në Shqipëri për t’u takuar me Ramën, ndërsa kishte folur edhe për marrëdhënien mes tyre. Këto deklarata u bënë pjesë e vëmendjes gjatë hetimeve ndaj ish-zyrtarit të FBI-së.

 

 

McGonigal u përball me akuza në SHBA për fshehje marrëdhëniesh financiare dhe marrje pagesash të paligjshme, përfshirë edhe një çështje që lidhej me aktivitetet e tij jashtë vendit.

Deri tani nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së Guerrieros, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.


“Fute te spitali i Elbasanit se na iku!” Skandali i radhës zhvesh lakuriq shëndetësinë falas të Salës

Një fjalë e vetme, e thënë në panik mes errësirës së rrugës nga infermierja e ambulancës, përmbledh të gjithë kalbëzimin e një sistemi që vazhdon të mbjellë mort. Marjana Karolina Bunaj, vetëm 37 vjeçe dhe në muajin e shtatë të shtatzënisë, hyri në spitalin e Pogradecit me shpresën se do të merrte ndihmë mjekësore. Sot, ajo dhe fëmija e saj e palindur janë pjesë e statistikave të zeza të një mjekësie që dërgon pacientët drejt vdekjes në vend që t'i shpëtojë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG