1.8 miliardë lekë për stacionin në Tiranë, ja kur parashikohet të nisë lëvizja e trenave në vend
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej 364 mln lekë, që do të shkojë për këtë qëllim.
Sipas relacionit shoqërues, ky segment ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.