Lidhje


Guri i Bardhë në revoltë kundër HEC-eve, kompania zhduket nga dëgjesa publike!

 

Erisa Kryeziu, Citizens.al

 

Banorët e fshatit Guri i Bardhë në njësisë administrative Xibër të Klosit u mblodhën dje për të marrë pjesë në një dëgjesë publike të njoftuar nga kompania ‘Gealb Energy”. Kompania planifikon të ndërtojë dy hidrocentrale të vegjël me përrenjtë e zallit të Gujës dhe të Dishit. Mirëpo, edhe pse njoftimi publik ishte kryer në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përveç banorëve, asnjë përfaqësues nga kompania apo nga institucionet përkatëse nuk u paraqit në dëgjesë.

Read more ...


Krushqia që kthehet në biznes: Celibashi dhe familja Mediu në projektin e Himarë …

 

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shfaqet si zhvillues në një projekt vilash luksoze në Himarë, krah bashkëshortes së tij Ardiana Mediu dhe kompanisë së dy fëmijëve të Fatmir Mediut. Në të njëjtin projekt janë edhe kompani të fuqishme ndërtimi. Dhe kjo nuk është hera e parë: i njëjti ndërtues shfaqet në një projekt tjetër ku figuron familja Celibashi.

 

Një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, ka miratuar ndryshimin e një lejeje ndërtimi për një kompleks vilash luksoze në Himarë.

Në listën e zhvilluesve ndodhet një emër që zakonisht nuk e gjen në projekte të tilla: Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Por ajo që e bën edhe më të fortë këtë histori është se pas projektit shfaqet një lidhje e drejtpërdrejtë familjare me një prej emrave të njohur të politikës shqiptare, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Bashkëshortja e Celibashit, Ardiana Mediu, është motra e Fatmir Mediut.

 

Dhe në të njëjtin projekt shfaqet edhe kompania “Beauty International”, e kontrolluar me nga 50 për qind të aksioneve nga dy fëmijët e Mediut, Semela dhe Even Mediu.

Pra, në të njëjtën leje ndërtimi në bregdet bashkohen emri i kreut të KQZ-së, familja e një politikani të njohur dhe kompani të sektorit të ndërtimit.

 

Himara si pikë takimi

Sipas pikës 55 të vendimit të KKT-së, projekti lidhet me ndryshime në strukturat e banimit individual, me ndërtime deri në dy kate mbi tokë, një kat nëntokë dhe mur rrethues.

 

Krahas Celibashit, Ardiana Mediut dhe “Beauty International”, në listën e zhvilluesve figurojnë Astrit Kamberi, Dritan Shehu, Artan Nito, Lindita Nito, Arlind Nito, Kledion Nito dhe Sonila Xukthi.

 

Në qendër të grupit të ndërtimit është kompania “ALB-EDIL”, në pronësi të Astrit Kamberit dhe Dritan Shehut.

Shifrat e kompanisë tregojnë përmasat e biznesit. Për vitin 2024, ALB-EDIL ka deklaruar rreth 617 milionë lekë xhiro dhe 95.6 milionë lekë fitim.

 

Kamberi dhe Shehu janë të përfshirë edhe në sektorin energjetik, ku kanë investime përmes një lejeje për park fotovoltaik me kapacitet 40.56 MW në Fier.

Por historia bëhet edhe më interesante kur del nga Himara.

 

I njëjti ndërtues, një tjetër projekt me Celibashin

Më 31 maj 2024, dokumente të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore nxorën në pah një projekt banesash në Farkë të Vogël në Tiranë.

 

Edhe aty shfaqen Ilirjan Celibashi dhe bashkëshortja e tij Ardiana Mediu.

Por në krah të tyre shfaqet përsëri një emër i njohur nga projekti i Himarës:

 

Dritan Shehu i ALB-EDIL.

Pra, nuk bëhet fjalë për një emër që shfaqet vetëm një herë në një dokument të vetëm.

Brenda një harku kohor prej rreth dy vitesh, familja Celibashi del në dy projekte të rëndësishme ndërtimi, në Tiranë dhe në Himarë, ndërsa në të dyja rastet shfaqet i njëjti biznesmen i sektorit të ndërtimit.

 

Nga biznesi i familjes Mediu te vilat luksoze

Një tjetër element që bie në sy është “Beauty International”.

 

Kompania është themeluar në vitin 2011 dhe ka pasur aktivitet në fushën e konsulencës dhe tregtisë. Në vitin 2020 deklaronte rreth 105 milionë lekë xhiro.

Sot, emri i kompanisë del në një projekt zhvillimi vilash në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Dhe pronësia e saj të çon përsëri te familja Mediu.

 

50 për qind Semela Mediu dhe 50 për qind Even Mediu.

Në anën tjetër është familja Celibashi, me Ardiana Mediun si bashkëshorten e kreut të KQZ-së.

Një lidhje familjare që nuk është thjesht një detaj biografik, por shfaqet brenda së njëjtës skemë zhvillimi ekonomik.

 

Edhe Artan Nito në listën e zhvilluesve

Në këtë projekt shfaqet edhe Artan Nito, pronar i hotelit “NASSAU” në Dhërmi.

Nito është përmendur më herët në hetimet për fatura fiktive në dosjen e njohur si “Beqja”.

 

Ai kontrollon 60 për qind të kompanisë “NIKI KONSTRUKSION & SOLAR”, e cila së bashku me ALB-EDIL figuron në dokumentet zyrtare të nëntorit 2024 për projektin e vilave.

Kështu, lista e emrave që bashkohen në këtë projekt nuk është e zakonshme: një funksionar i lartë publik, një familje politike e njohur dhe një grup biznesmenësh të fuqishëm të ndërtimit.

 

Një hartë interesash që nis në Tiranë dhe përfundon në Himarë

Dokumentet e dy projekteve krijojnë një panoramë që nuk mund të kalohet lehtë në heshtje.

Në njërën anë është Ilirjan Celibashi, kreu i institucionit që administron zgjedhjet në Shqipëri.

 

Në anën tjetër është familja e bashkëshortes së tij, që lidhet drejtpërdrejt me Fatmir Mediun dhe fëmijët e tij përmes “Beauty International”.

Dhe në mes qëndrojnë kompani ndërtimi me aktivitet të konsiderueshëm ekonomik.

 

Më pas vjen elementi që e bën historinë edhe më të fortë: ALB-EDIL shfaqet në të dy projektet, në Farkë dhe në Himarë.

Nuk është më thjesht një listë emrash në një dokument.

 

Është një rrjet marrëdhëniesh familjare dhe biznesi që shfaqet në projekte të rëndësishme ndërtimi, në dy prej zonave më të kërkuara të vendit.

Kur pushteti, politika dhe ndërtimi takohen

Shqipëria e viteve të fundit ka parë një shpërthim të madh të ndërtimeve luksoze në Tiranë dhe në bregdet.

 

Në këtë realitet, historia e projektit në Himarë tërheq vëmendjen pikërisht për shkak të emrave që ndodhen në të njëjtën anë të dokumenteve.

Celibashi dhe Mediu nuk janë thjesht dy emra që lidhen nga një krushqi familjare. Në këtë rast, familja, politika dhe biznesi shfaqen të ndërthurura brenda një projekti konkret zhvillimi.

 

Dhe kur i njëjti biznesmen i ndërtimit shfaqet edhe në një projekt tjetër me familjen Celibashi, fotografia bëhet akoma më e qartë

 

Dokumentet flasin vetë.

Aty janë emrat.

Aty janë kompanitë.

 

Aty janë projektet.

Aty janë lejet.

Dhe mbi të gjitha, aty është një histori ku politika shqiptare, funksionarët e lartë dhe biznesi i ndërtimit takohen në një prej tregjeve më fitimprurëse të vendit: pasuritë e paluajtshme në Tiranë dhe bregdet.

 

Kjo është historia që dokumentet e KKT-së dhe dokumentet e projekteve të ndërtimit sjellin në dritë.


Arrestimi i Vlora Hysenit/ Berisha: Shërbëtore e armiqve, vizitoi Beogradin për të përmbushur porositë e Vuçiç

 

Kreu i PD Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit në drejtim të drejtoreshës së Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), Vlora Hyseni, duke e cilësuar atë si "të padenjë" dhe në shërbim të interesave të huaja.

 

Sipas Berishës, Hyseni u shkarkua nga detyrat e mëparshme në Kosovë si e padenjë për misionin që i ishte ngarkuar.

Ai shtoi se ajo nuk plotësonte asnjë kriter, kusht apo virtyt për t'u emëruar në krye të inteligjencës shqiptare, përveç faktit që, sipas tij, ishte "shërbëtore e armiqve të Shqipërisë".

 

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës hodhi dyshime të forta mbi lëvizjet e shefes së SHISH, duke deklaruar se kryeqyteti i parë që ajo vizitoi pas marrjes së detyrës ishte Beogradi.

 

Vlora Hysenin e shkarkuan si të padenjë për detyrën që i kishin ngarkuar në Kosovë. Hyseni nuk kishte në figurën e saj asnjë virtyt, dhe asnjë kriter, dhe asnjë kusht që të emërohej në atë vend, veçse ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë. Vlora Hyseni pas emërimit shkoi në Beograd, do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do të vizitonte ajo.

 

Vlora Hyseni që kur është emëruar në atë detyrë drejtohej nga Ergys Agasi, dhe opozita i ka denoncuar të gjitha këto kur kanë ndodhur.

 

Padrino hesht. Ajo ka kryer veprimtari kriminale ndaj shtetit, dhe ndaj punonjësve të SHISH-it, dhe ndaj bashkëpunëtorëve të SHISH-it që kanë kryer detyrat. Qëllimi i saj ka qenë të përmbushë porositë e Vuçiç.

 

Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se videot e kompozitorit Adi Hila janë lule para atyre që kanë ata me Ergys Agasin. Sipas Berishës të gjitha faktet do të dalin, ndërsa akuzoi socialistët, duke thënë se “arkivi e tyre e krimit nuk ka fund”.

 

Ato videot e Adi Hilës  janë lule ca janë videot e Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do dalin. Mos qeshni, se jeni aty. Arkivi juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni cdo gjë dhe të shkelni Kushtetutën.

 


Portreti i Napoleon Zervës në Derviçan: “Provokim i rëndë, të hiqet menjëherë!”

 

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke dënuar me forcë atë që e cilëson si një provokim të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar dhe popullsisë shqiptare: ekspozimin e portretit të komandantit grek Napoleon Zerva në Galerinë e Artit në Derviçan.

 

Përmes një deklaratë zyrtare, Fondacioni ngre pyetjen se për çfarë meritash mund të nderohet në territorin e Republikës së Shqipërisë figura e Zervës, i cili njihet historikisht për masakrat ndaj popullsisë civile, dëbimin masiv të shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre etnike dhe vuajtjet e pakufishme që u shkaktoi brezave të tërë.

 

Më tej, në reagim rikujtohet se Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839 (datë 30.6.1994, dekretuar nga Presidenti me nr. 885, datë 12.7.1994), ka shpallur zyrtarisht 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Sipas Fondacionit, përbën një absurditet të paimagjinueshëm që i njëjti shtet që njeh me ligj gjenocidin, të lejojë që brenda kufijve të tij të nderohet pikërisht arkitekti i atyre krimeve.

 

"Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me njohjen zyrtare të gjenocidit nga parlamenti. Ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Dervician i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje. Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve", thuhet në deklaratë.

 

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i ka bërë thirrje të menjëhershme kryetarit të Bashkisë Dropull që të heqë pa vonesë portretin e Napoleon Zervës nga ekspozita dhe të japë një shpjegim publik për këtë akt të papranueshëm.

 

Përveç pushtetit lokal, kërkesa i është drejtuar edhe nivelit qendror të qeverisjes: "I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë një hetim të plotë përmes institucioneve kompetente për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale e ligjore."

 

Në përmbyllje, Fondacioni nënvizon se respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij në Shqipëri është i padiskutueshëm. Megjithatë, pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë ngjarje të jetë me emra konkretë dhe të mos rëndojë mbi komunitetin, por mbi ata që provokojnë rëndë kujtimin e shqiptarëve të masakruar nga bandat shoviniste.

 


Një përplasje e papritur ushtarake dhe politike: Krisja ndërmjet Baku-s dhe Ankarasë

 
Në vitet e fundit, Turqia dhe Azerbajxhani kanë ndërtuar një partneritet aq të ngushtë saqë, sipas deklaratave të përsëritura të Rexhep Tajip Erdoganit e Ilham Alijevit, ato konsideroheshin si "dy shtete, një komb". Mirëpo, zhvillimet e fundit tregojnë se kjo marrëdhënie po përballet me tensionet e saj më të mëdha historike.


Gjatë fjalimit të tij në kongresin e partisë në Baku më 3 tetor, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, u dërgoi tre mesazhe të prera e të drejtpërdrejta Ankarasë dhe udhëheqjes turke, ndonëse pa i përmendur ata me emra konkretë:


* "Mos u përzieni në mënyrën tonë të jetesës."

* "Ne i kemi blerë armët tuaja me çmimet e tregut global."


* "Ne kemi një politikë të jashtme të pavarur."
Shkaqet e Përplasjes: Nga Shamia te Konflikti i Karabakut

Prapa këtyre deklaratave të ashpra fshihen mospërputhje të thella ideologjike dhe gjeopolitike mes dy vendeve:


* Çështja e shamisë në shkolla: Mesazhi i parë lidhet me presionin e vazhdueshëm të Ankarasë për lejimin e shamisë islame në shkollat e Azerbajxhanit. Në vend të pranimit të këtij modeli, Alijev nënshkroi më 24 shtator një dekret presidencial që ndalon përdorimin e shamisë në shkollat e vendit, duke mbrojtur modelin laik të shtetit azer.


* Roli në luftën e 2020-ës: Alijev është irrituar nga përpjekjet e Erdoganit për ta paraqitur Turqinë si aktorin kryesor dhe përcaktues pas fitores ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak. Përmes mesazhit për armët, Alijev rikujtoi se pajisjet ushtarake turke nuk u dhuruan, por u blenë me çmimet e plota të tregut.
 

* Përplasja për Izraelin: Mesazhi i tretë i adresohet kërkesës këmbëngulëse të Turqisë që Bakuja të shkëpusë marrëdhëniet e saj strategjike me Izraelin — një kusht që Alijev e ka refuzuar kategorikisht.


Analistët turq vlerësojnë se këto mesazhe nga Bakuja përbejnë një goditje të fortë për planin e shpallur nga Erdogani në vitin 2023, i cili synonte integrimin e plotë politik, ushtarak dhe ekonomik të shteteve turkike.

Aleanca pragmatike: Pse Izraeli është i paprekshëm për Bakunë?


Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Izraelit janë jashtëzakonisht të ngushta e shumëdimensionale, pavarësisht se Azerbajxhani është një vend me shumicë myslimane:

* Furnizimi me armatime: Izraeli mbetet furnizuesi kryesor i Azerbajxhanit me armatime të teknologjisë së lartë, përfshirë dronët dhe sistemet raketore që luajtën një rol vendimtar në fitoren e Karabakut. Izraeli mbulon pjesën më të madhe të importeve të armëve të rënda për ushtrinë azere.


* Interesi strategjik ndaj Iranit: Izraeli e sheh Azerbajxhanin si një pikëmbështetje kyçe gjeopolitike për shkak të kufirit të tij të përbashkët me Iranin, çka i mundëson monitorimin e aktiviteteve ushtarake e politike te fqinjit të tij jugor.


* Sektori energjetik: Azerbajxhani është një nga furnizuesit më të mëdhenj të Izraelit me naftë bruto përmes tubacionit Baku-Ceyhan. Nga ana tjetër, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) ka bërë investime madhore në fushat izraelite të gazit natyror, si fusha Tamar.


Kjo lidhje e fortë, e zyrtarizuar me hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Izrael në vitin 2023, tregon se Bakuja nuk është e gatshme të sakrifikojë interesat e saj kombëtare e sigurisë për t'iu përshtatur agjendës së jashtme të Ankarasë.
 
 
 
 

XS
SM
MD
LG